Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka nisur takimin me aleatët, ku marrin pjesë dhe anëtarët e Kryesisë së PD-së.
Ashtu siç vetë kreu i PD lajmëroi një ditë më parë, sot do të diskutohet vijimësia e aksionit të mëtejshëm të opozitës me protesta të mëdha.
Dje gjatë konferencës me gazetaret, kreu demokrat tha se sot do takohet me “forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe ka therritur një konsultë të gjithë koalicionit të bashkuar të opozitës për agjendën e aksionit politik”.
Lexo edhe- Basha: Jemi gati të bashkëpunojmë me ndërkombëtarët për të zgjidhur krizën
Basha tha se do të vazhdojnë sërish me protestat, ndërsa u shpreh se protestuesit “nuk i ndali as shiu, e jo më Edi Rama që nuk i ndal”.
“Zgjidhja politike është vetëm një, kryeministri i krimit duhet të largohet, një qeveri tranzitore, një dialog gjithëpartiak dhe transparent, për të stabilizuar gjendjen e rëndë të rendit edhe kushtetues dhe për t’i hapur rrugë një dialogu më të gjerë për t’i kthyer shqiptarëve lirinë për të votuar”, tha Basha.
