Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zgjedhjet në Angli/ Flet babai i kandidates shqiptare: Sara, zë i fortë për bashkëatdhetarët

09:45 / July 1, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4474
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

    

Futbollisti i njohur i viteve 70-80 Edmond Gezdari nuk rrëfen historinë e suksesit të tij, por arritjet e vajzës, Sarës, që është e vetmja shqiptare që garon për t’u bërë deputete e Parlamentit britanik.

“Jam krenar së pari se është vajza ime, por edhe sepse është shqiptare dhe është e të gjithëve, jo vetëm e Mondit. Më mbushen sytë me lot. Nuk paska tifozllëk më të fortë se për fëmijën”, tha Gezdari.

Mondi, që fillesat i ka në aktrim në fëmijëri, dhe ishte e një zbulim në fushën e futbollit, mendon se sporti nuk puthitet me politikën, por që e bija është ushqyer me disiplinën e tij për të shkëlqyer në karrierën e ëndrrave të saj.

“Ka punuar që e re, ka studiuar, shumë e mirë me mësime. Ka luajtuar edhe basketboll dhe kishte gjë shumë të mirë. Kur fitonte qante, kur humbte qante prapë. Kishte grint si i ati”, u shpreh ai për TCH.

I ati na tregon kualifikimet e Sarës së diplomuar për shkenca politike në Romë dhe që është frymëzuar prej modelit të tij e paraardhësve të familjes Gëzdari, se sa vlen të jesh i papërtuar për punën, për t’u shpërblyer në jetë.

“Vij nga një familje punëtorësh. Mamaja ka qënë parukiere, babai shofer. Unë jam bërë futbollist jo në sajë të talentit, por në bazë të punës. Sara ka marre grintën, nervin nga unë. Ajo punon nga 15 orë në ditë, në takime me njerëz”.

Sara kandidon për Partinë Konservatore në zonën e Richmond Park në Londër, ku ndryshe nga kandidimi për zgjedhjet në Shqipëri, asaj i është dashur të kalojë disa sprova para se të shkruante historinë si e para shqiptare që kërkon një vend në Parlamentin anglez.

“12 vite që është në Londër dhe ka 10 vite që është aktive për partinë që garon. Atje ka një gjë interesante, duhet të kalosh dy palë zgjedhje në parti që të kandidosh, edhe Sara i ka fituar. Pra nuk është rastësisht aty, por në bazë të punës”, u shpreh babai i Sarës.

Afrimi i zgjedhjeve më 4 korrik në Britaninë e Madhe, e bën punën më dinamike për Sarën për të bindur anglezët që t’i besojnë votën, por një thirrje i ati e ka për shqiptarët e Londrës se pse duhet të zgjedhin Sarën.

“Nëse do jetë aty, do jetë një dorë e madhe për çështjen e Shqipërisë”.

Edmond GezdarI sara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.