Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Balluku inspekton detajet e fundit: Të premten hapet tuneli i Llogorasë

17:47 / July 3, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Balluku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tunelin e Llogorasë janë duke u kryer punimet e fundit. Paraditen e së premtes edhe kjo vepër e rëndësishme infrastrukturore do të hapet për qarkullimin e automjeteve.

Me një gjatësi prej 5.9 kilometrash tuneli i Llogorasë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit drejt bregdetit të jugut, duke rritur njëkohësisht edhe parametrat e sigurisë rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndoqi nga afër përgatitjet e fundit që po bëhen para hapjes për qarkullimin e automjeteve, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetarin e bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

“Jemi në momentet e fundit të përfundimit të tunelit të Llogorasë. Parashikohet që pasnesër, në datë 5, ditë e premte, në orën 10, do të jetë momenti i hapjes së këtij tuneli. Sigurisht në kantier do të vazhdohet puna, pasi po dorëzohet para afatit, ashtu siç kemi bërë tashmë me të gjitha veprat tona të mëdha infrastrukturore, por tuneli i Llogorasë ka një vlerë tjetër edhe për historikun e infrastrukturës shqiptare. Unë e quaj një gur kilometrik, pasi bëhet fjalë për një tunel i cili është 5.9 kilometra i gjatë, dhe është një nga veprat infrastrukturore të kategorisë së rëndësishme për sa i përket tuneleve edhe në rang Europe. Futet në tunelet e gjatësisë së madhe”, bëri të ditur Balluku.

Zëvendëskryeministrja tha se ndërtimi i kësaj vepre është një tjetër premtim i mbajtur i cili po hapet për lëvizjen e automjeteve para afatit të parashikuar, duke shtuar se janë marrë të gjitha masat për sa i takon mirëmenaxhimit të kësaj vepre.

“Duke pasur parasysh që ky është një tunel totalisht modern nga ana e konstruksionit, por nga ana tjetër duhet të keni parasysh se është një tunel i menaxhuar në mënyrë elektronike, dixhitale. Në hyrje, në anën e Dukatit, kemi të vendosur qendrën e monitorimit të këtij tuneli, një qendër totalisht e ngritur mbi digjitalizimin që në të ardhmen mendojmë që të përdorim dhe inteligjencën artificiale për të menaxhuar të gjithë flukset e tunelit, për të kontrolluar sigurinë rrugore brenda këtij tuneli”, tha Balluku.

Drejtori i ARRSH njoftoi se në bashkëpunim me Policinë Erugore është përgatitur edhe plani i menaxhimit të trafikut për muajt në vijim, kur tuneli do të jetë në funksion.

“Jemi në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Rrugore. Është i përgatitur plani i menaxhimit të trafikut gjatë 3 muajve në vazhdim, përsa kohë të jetë në operim tuneli. Shpresojmë që përdoruesit e tunelit të ecin me shpejtësinë e rekomanduar nga Autoriteti Rrugor dhe Policia Rrugore. Jemi gati”, u shpreh Gjyli.

Nga ana e tij edhe kryebashkiaku Dredha tha se tuneli i Llogorasë lidh Vlorën me pjesën tjetër të bregdetit të jugut brenda një kohe shumë më të shpejtë dhe me siguri të lartë.

balluku llogorase tuneli
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.