Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Greqia na ndihmon për shuarjen e zjarreve

09:14 / July 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7453
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 të Forcave Zjarrfikëse të Greqisë po asistojnë në operacionin për shuarjen e zjarrit të madh në Shqipëri. A avionët që do kenë bazën e tyre në aeroportin e Korfuzit ndodhen tashmë në ishullin grek nga ku u ngritën mëngjesin e sotëm. Dërgimi i avionëve u paralajmërua nga autoritetet më parë.

Mediat greke i japin një vend të madh në portalet e tyre zjarrit të madh që ka shpërthyer në zonën e Dropullit që vijon të djegë sipas tyre në mënyrë të pakontrolluar zonat pyjore dhe kërcënon edhe zonat e banuara.

Prej disa ditësh Bashkia e Dropullit dhe Finiqit po përballet me zjarre masive, të cilat janë përhapur me shpejtësi.

Gjatë pasdites së djeshme ka pasur përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin Grapsh në Dropull dhe në fshatin Kardhikaq në Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon si pasojë e ndryshimit të shpejtësisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar po ndihmojnë në shuarjen e flakëve, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA.

flake Zjarr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vlora Hyseni dorëzohet në Kosovë

20:19 / September 22, 2026

Siguria në Ballkanin Perëndimor, ministrat e Mbrojtjes diskutojnë bashkëpunimin rajonal në Slloveni, Nufi: Shqipëria e angazhuar krah aleatëve

13:41 / September 22, 2026

Turqi / Të shtëna me armë pranë një shkolle, të paktën 11 të plagosur

13:37 / September 22, 2026

Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë

12:22 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.