Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Dyfishohen pagesat për 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe, nga tetori nis shlyerja e kontributeve për 14 mijë kujdestarë

12:22 / September 22, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1790069448 albanakoiu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga muaji gusht është dyfishuar pagesa për fëmijët me aftësi ndryshe, si dhe për fëmijët e verbër deri në moshën 18 vjeç, si pjesë e masave të fundit të qeverisë për mbështetjen e tyre.

Ndërkohë, nga muaji tetor nis edhe pagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë, ka bërë me dije zv.kryeministrja Albana Koçiu në një takim me prindër pranë Qendrës Multifunksionale në Lezhë. Rritja e pagesave financohet nga buxheti i shtetit.

“Janë rreth 11 mijë fëmijë të cilët do të marrin pagesa të dyfishuara dhe nga fillimi i muajit tetor kemi mbi 14 mijë kujdestarë dhe ndihmës personalë, të cilëve do t’u paguhen kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore”, u shpreh Koçiu.

Zëvendëskryeministrja shtoi se kjo masë do t’u mundësojë kujdestarëve të kenë një pension të sigurt në të ardhmen, ndërsa do të përfitojnë gjithashtu nga skema e sigurimeve shëndetësore, përfshirë mbështetjen në rast të paaftësisë së përkohshme për punë, aksidenteve në punë dhe përfitime të tjera që ofron skema e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Koçiu tha se edhe shërbimet sociale janë zgjeruar duke kaluar nga 83 që ishin një vit e gjysmë më parë, në 98 shërbime sociale që ofrohen në qendra të ndryshme në të gjitha bashkitë.

Në këto shërbime punojnë mbi 800 profesionistë të fushave të ndryshme, duke u krijuar familjeve mundësi për të vijuar jetën e tyre të përditshme dhe prindërve mundësi për të punuar, ndërsa fëmijët marrin mbështetjen e nevojshme për zhvillimin e tyre.

dyfishohen pagesat femije me AK shlyerja e kontributeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Eurodeputetët në Zvërnec, Beleri: Jam pro çdo investimi që bëhet sipas ligjit

11:14 / September 22, 2026

Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen

10:53 / September 22, 2026

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ja vendimi i ri i Bordit të Transparencës

10:41 / September 22, 2026

GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

10:37 / September 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.