Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

420 mijë shqiptarë më pak në 12 vjet? Çfarë thotë drejtoresha e INSTAT

11:44 / July 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 7509 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Publikimi i të dhënave të regjistrimit të popullsisë dhe banesave është shoqëruar me dyshime dhe mosbesim mes ekspertëve dhe qytetarëve. Por për drejtoreshën e INSTAT-it, Elsa Dhuli, ky është një debat që ka shoqëruar çdo census, të paktën që prej vitit 2001.

“Këtë pjesë do t’ia lija në dorë demografëve analistëve, studiuesve, ekspertëve. Përgjegjësia e INSTAT-it ishte grumbullimi i informacionit dhe publikimi  i rezultateve të besueshme dhe transparente të këtij procesi kaq kompleks,” tha zonja Dhuli, e cila jep argumentet e saj pse numri 420 mijë shqiptarë më pak të gjendur gjatë censusit, nuk është final dhe nuk barazohet me ata që janë larguar nga Shqipëria në periudhën mes 2 regjistrimeve 2011-2023.

“Me rezultatet përfundimtare të Censit, ne publikuam diferencën e popullsisë ndërmjet 2 censeve. 17 shtatori 2023 konsiderohet si momenti i fotografisë së çastit së popullsisë banuese në Shqipëri. Kjo shifër krahasohet me fotografinë e 2011-ës. Dhe ne kemi publikuar diferencën mes dy fotografive,” shpjegoi drejtoresha e INSTAT, duke dhënë detaje edhe sesi do të matet popullsia e larguar në emigracion, çështja që ka hapur më shumë debate.

”Nëse do të flasim për numrin e popullsisë të migruar mes 2 censeve, pra sa shqiptarë kanë migruar janë elementë të tjerë që duhen llogaritur. Janë statistikat jetësore, si lindjet dhe vdekjet, janë vlerësimi i migracionit dhe emigracionit. Nuk janë tregues lejet e qëndrimit të marra në vendet europiane, por është kjo formulë standarde europiane dhe ndërkombëtare që llogarit migracionin. Në botimin tonë, ne kemi pasqyruar që në periudhën mes dy censeve, 2001-2011, kanë emigruar rreth 500 mijë shqiptarë, ndërkohë që i njëjti trend ka vazhduar edhe pas 2011-ës. Por ne do të vazhdojmë me llogaritje të sakta, sepse do të përfshihet popullsia e regjistruar nga Censi 2023 dhe do të merren në llogaritje faktorët që përmenda,” u shpreh drejtoresha e INSTAT-it.

Instat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.