Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pas 20 vitesh degradim, Erion Veliaj: Pishinat e Akuadromit u transformuan, pagesa modeste për pastërtinë e mirëmbajtjen

16:05 / July 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1720879048 akuadrom
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pishinat e Akuadromit, janë transformuar pas marrjes në administrim nga bashkia e Tiranës. Me një çmim ekonomik, ato janë mundësia më e lirë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, që nuk kanë mundësi të shijojnë bregdetin në këto ditë të nxehta vere.

“Jam vërtet entuziast që, pas 20 viteve kur pishinat e Tiranës ishin lënë në harresë nga menaxhimi i keq i privatit, rikthimi në duart e Bashkisë e ka transformuar situatën nga nata në ditë. Ka qenë vërtet një terr i madh dhe një gropë e madhe plehrash e hedhurinash, saqë të vinte turp të identifikoheshe me këtë ambient, ku në fakt shumica prej nesh ka kaluar fëmijërinë, ka mësuar notin e ka pasur ato kujtimet e viteve të para të jetës. Më në fund, për fëmijët e të rinjtë, sot po rikthehet ajo nostalgji, por me një cilësi të këtyre viteve, jo të viteve ’90”, tha Veliaj.

Gjatë inspektimit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se pastërtia e ujit dhe siguria janë primare që kjo pishinë të qëndrojë e hapur. “Pastërtia është primare, kështu që edhe ajo pagesë modeste që jepet për pishinat, shkon për higjienën, klorinimin, për dezinfektimin dhe për mbajtjen pastër të ambienteve. Dua të garantoj të gjithë qytetarët që, jo vetëm higjiena e pastërtia që janë primare, por edhe siguria e jetës”, u shpreh Veliaj. Në varësi të kushteve të motit, kryebashkiaku Veliaj u shpreh se pishinat publike do të vazhdojnë të qëndrojnë hapur deri në fund të tetorit.

Erion Veliaj Pishinat e Akuadromit
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.