Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si i kaluan pushimet vajzat e showbizz-it, disa single dhe të tjera fshehën partnerët! Fotot e nxehta me bikini

14:05 / July 14, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 luana vjollca nora istrefi cindy marina zaimina vasjari 1720946455
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi në mesin e muajt korrik dhe natyrisht që gjithkush meriton disa ditë pushimesh. Por si çdo sezon, të parët që e nisin plazhin janë VIP-at tanë.

Këtë fundjavë, të gjithë kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale copëza nga ditët e pushimit. Disa me familjen, disa ‘single’ e disa më të dashuruara se kurrë, janë këto vetëm disa nga detajet e pushimeve të vajzave të ekranit, që edhe këtë fundjavë kanë ngritur temperaturat në rrjetet sociale.

Nora Istrefi

640 0 nora istrefi 1 1720946456

Prej disa kohësh i mungon tregut muzikor dhe në rrjetet sociale nuk është edhe aq aktive. Nëse do ta krahasonim me Norën e disa viteve më parë, kur ishte ndër emrat më të lakuar të “showbizz”-it tonë, duket se gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm për të.

Megjithatë, këngëtarja kosovare po e shijon këtë kohë disi më larg zhurmës dhe famës që e ka shoqëruar për shumë vite. Këto ditë të nxehta vere, ajo ka zgjedhur t’i kalojë në jugun e vendit tonë.

Nëse mendoni se në krah të saj do të ishte një mashkull, gaboheni. Bashkë me Norën ka qenë motra e saj, Era, duke shfrytëzuar këto ditë të nxehta në jug.

640 0 era istrefi 1720946456

Pushimet për Rudinën janë gjithnjë shumë aktive. Kjo për faktin se aktorja zgjedh që të pushojë me familjen e saj, duke shijuar edhe kohën me fëmijët.

Megjithatë, ajo gjithnjë gjen kohë edhe për disa shkrepje, ku duhet thënë na nxjerr në pah edhe ndryshime që ka pësuar në format e saj.

Jemi të sigurt që përgjatë verës do ta shikojmë shpesh herë Rudinën si sensuale, ashtu edhe gazmore, si shpesh jemi mësuar ta shikojmë përgjatë postimeve që aktorja bën në rrjetet e saj sociale.

Zaimina Vasjari

640 0 zaimina vasjari1 1720946454

Zaimina e ka nisur verën shumë herët. Si një nga mamatë më seksi të “showbizz”-it tonë, nuk ka ngurruar që të na zbulojë edhe njëherë format bombastike që gëzon.

Vera për këngëtaren nis gjithmonë nga jugu i vendit, ku si gjithnjë duke shëtitur me jaht, ajo shoqërohet nga bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj. Por ajo ka vijuar që të rrisë temperaturat, duke publikuar foto me bikini, nga ditët e saj, që këtë fundjavë ka vendosur që ta kalojë buzë pishinës së shtëpisë së saj.

Arjola Demiri

640 0 arjola demiri3 1720946452

Që pas largimit nga ekrani, ajo ka vendosur t’i dedikohet biznesit. Dhe duket se këtë verë, edhe Arjola Demiri ka gjetur pak kohë për të pushuar. Aktorja ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga ditët e saj të verës. Korriku e ka gjetur pikërisht në Lin, ku dhe ka shfrytëzuar ditët e nxehta për disa sporte ujore. Edhe kjo verë, Arjolën e ka gjetur ‘single’.

Në intervistat e dhëna së fundmi, ajo ka bërë me dije se e ndjen mungesën e një mashkulli në krah, ndaj dhe shumë shpejt presim që edhe aktorja më në fund ta gjejë shpirtin binjak.

Cindy Marina

640 0 cindy marina1 1720946452

Vetëm pak kohë më parë, nga rrjetet sociale mësuam se Cindy Marina dhe Genar Topalli shumë shpejt do të martohen. Pas propozimit romantik që djali i ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli i bëri, tani pritet edhe dasma e madhe.

Por natyrisht që para dasmës, dyshja do të shijojë edhe këtë verë. E ku më mirë sesa një shëtitje me jaht në jug të Italisë, për të kaluar këto ditë të nxehta.

Moderatorja ka publikuar fotot në rrjetet sociale, ku duhet thënë nuk ngurron aspak edhe të pozojë me bikini. Natyrisht që si mis e modele, edhe Cindy e kalon me sukses provën e kostumit të banjës.

Luana Vjollca

640 0 luana vjollca 1720946451

Teksa bëhet gati për sezonin e ri televiziv, edhe Luana ka gjetur pak kohë që të pushojë. Si gjithmonë, moderatorja zgjedhë që të mos e publikojë imazhin e partnerit të saj. Duke djegur rrjetet sociale, ajo ka publikuar fotot me bikini nga jugu i vendit, duke “rritur” temperaturat në “Instagram”.

Rudina Dembacaj

640 0 rudina dembacaj 2 1720946455

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: Një treg më transparent për konsumatorin/ Ibrahimaj: Në 1 tetor pritet të nisë publikimi i çmimeve

15:18 / September 18, 2026

“Euro e dobët, duhet reflektim te çmimet”/ Rama: Nuk do t’ju prekim fitimet, por çdo gjë ka kufi

15:13 / September 18, 2026

Integrimi/ Von der Leyen vjen në Shqipëri në fund të shtatorit, Serbia dhe Bosnja mbeten jashtë turit ballkanik të presidentes së KE-së

15:04 / September 18, 2026

Rregulla të reja për zhdoganimin e makinave të prodhuar 10 vitet e fundit/ Doganat: Do të llogariten edhe kilometrat

14:23 / September 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.