Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Bënë sherr me policët në Vlorë, lihen në burg dy vëllezërit

10:31 / July 16, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2 17 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë” arrest në burg” për shtetasit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj (vëllezër).

Të dy shtetasit u konfliktuan me punonjësit e policisë në zonën e Lungomares, më 13 korrik.

Seanca është drejtuar nga gjyqtar Artan Ciraga. Prokuroria ka kërkuar arrest në burg , kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Vlorës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës në mesin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar, atë të Lungomares.

Sipas policisë, efektivët kanë ndaluar një qytetar me monopatinë pasi nuk kishte vendosur skafandër. Ky i fundit sapo e kishte marrë me qira mjetin elektrik tek dy vëllezërit Rudi dhe Klaudio Pashaj.

Pasi kanë parë që klienti i tyre është ndaluar nga policia, dy vëllezërit janë afruar dhe kanë nisur fillimisht debatin me uniformat blu. Më pak sherri ka agravuar dhe dy efektivët Renold Mataj dhe Kristi Hoxha janë goditur dhe kanë pësuar fraktura të rënda, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pak më vonë blutë kanë arrestuar 2 vëllezërit të cilët ushtronin aktivitetin e tyre pa licencë e madje duke zaptuar hapësirën publike.

Ndërkohë po punohet për kapjen edhe të personave të tjerë të cilët goditën punonjësit e Policisë gjatë detyrës.

gjykate Policia sherr Vlore
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.