Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zgjedhjet e parakohshme në Himarë, vendimi i Kolegjit Zgjedhor: Më 27 korrik nis fushata elektorale

21:09 / July 17, 20244 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
himare
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Del vendimi i Kolegjit Zgjedhor për afatet në zgjedhjet e parakohshme që do të zhvillohen në Himarë më 4 gusht. ”Partitë të bëjnë kërkesë në KQZ për regjistrim deri më 22 korrik ora 16:00. Koalicionet afat për t’u regjistruar në KQZ deri më 24 korrik ora 12:00. Fushata zgjedhore për zgjedhjet në Himarë fillon më 27 korrik. Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ për verifikim deri më 25 korrik”,-thuhet në vendimin e Kolegjit Zgjedhor. Në garë për të marrë drejtimin e bashkisë Himarë janë Vangjel Tavo i PS dhe kandidati i opozitës Petros Gjikuaria.

Vendimi i plotë

Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, që do të zhvillohen më datë 4 gusht 2024 si më poshtë: Bashkia Himarë dhe institucionet e saj të varësisë, janë të detyruara të raportojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të gjitha veprimtaritë me karakter publik që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.7.2024 deri më datë 4.8.2024.

Të njëjtin detyrim kanë edhe institucionet publike qendrore, organet e tyre të varësisë dhe degët e tyre vendore, si dhe agjencitë dhe/ose ndërmarrjet shtetërore, për veprimtari me karakter publik, që planifikojnë të zhvillojnë në periudhën 26.7.2024 deri më datë 4.8.2024, në territorin e Bashkisë Himarë, ose për të. Autoriteti i Mediave Audiovizive monitoron OSHMA-të për veprimtaritë me karakter publik të institucioneve publike të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, nga data 26.7.2024, nga ora 08:00-00:00, ose sipas rastit, deri në përfundimin e programit.

Kryetari i Bashkisë në detyrë paraqet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, listën e plotë të objekteve të qendrave të votimit që përmbushin kushtet e parashikuara në ligj, jo më vonë se data 19.7.2024. Kryetari i Bashkisë në detyrë të përcaktojë vendet publike, në territorin e Bashkisë Himarë, për afishimin nga subjektet zgjedhore të materialeve propagandistike, jo më vonë se data 25.7.2024.

Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në KQV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ-në nr. 88, jo më vonë se data 19.7.2024. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të KQV-ve, jo më vonë se data 20.7.2024. Partitë politike, të cilat kanë të drejtë të paraqesin anëtarë në GNV, duhet t’i depozitojnë ato në KZAZ, jo më vonë së data 24.7.2024. KZAZ-ja merr vendim për emërimin e anëtarëve të GNV-ve, jo më vonë se 25.7.2024.

Partitë politike duhet të paraqesin kërkesën në KQZ, për regjistrim si subjekte zgjedhore, për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë, jo më vonë se ora 16.00 e datës 22.7.2024. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 8 (tetë) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 12.00 të datës 23.7.2024. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos për kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit të korrigjuar.

Komitetet Nismëtare duhet të paraqesin kërkesën për regjistrim për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, në KZAZ, jo më vonë se ora 16.00 e datës 22.7.2024. KZAZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 8 (tetë) orëve nga dorëzimi. Komitetet Nismëtare paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 12.00 të datës 23.7.2024. KZAZ-ja vendos për kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit të korrigjuar.

Koalicionet zgjedhore duhet të paraqesin në KQZ kërkesën për regjistrimin si koalicion për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në Bashkinë Himarë jo më vonë se ora 12:00 e datës 24.7.2024. KQZ-ja kthen për plotësim dokumentacionin brenda 2 (dy) orëve nga dorëzimi. Partitë politike paraqesin dokumentacionin e korrigjuar brenda orës 18.00 të datës 24.7.2024. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendos për kërkesat për regjistrim brenda 3 (tre) orëve nga ridërgimi i dokumentacionit.

Dokumentet e kandidimit paraqiten në KZAZ jo më vonë se ora 16.00 e datës 25.7.2024. KZAZ-ja bën verifikimin e tyre, jo më vonë se 4 (katër) orë nga paraqitja, dhe në rast se vëren parregullsi, i kthen për plotësim. Dokumentet e plotësuara duhet të riparaqiten jo më vonë se ora 12.00 e datës 26.7.2024. KZAZ-ja merr vendim jo më vonë se 4 (katër) orë nga riparaqitja e tyre.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme për Kryetar në Bashkinë Himarë, fillon më datë 27.7.2024. Paraqitja e kërkesës për akreditimin e vëzhguesve shqiptarë dhe për vëzhguesit e huaj bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se data 1.8.2024. Paraqitja e kërkesës për akreditim nga ana e subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në zgjedhje bëhet në KZAZ jo më vonë se data 1.8.2024. Ngarkohen administrata e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucionet e tjera të përmendura në këtë vendim, për zbatimin e tij.

himare zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.