Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Ja kur do nisin lundrimet e dyfishta të trageteve nga porti i Durrësit

13:28 / July 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durres port 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ditën e nesërme, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas nisin lundrimet e dyfishta për të përballuar fluksin e pasagjerëve në hyrje. Kapiteni i portit të Durrësit, Tauland Allka, bën të ditur se do të ketë 5 lundrime në ditë të trageteve, ndërkohë që mesatarisht në ditë pritet të mbërrijnë në portin më të madh në vend më shumë se 7000 udhëtarë.

“Sot që flasim përpunojmë rreth 4000-5000 pasagjerë në ditë”,– tha Allka. Për të përpunuar në kohë rekord pasagjerët dhe mjetet, është rritur ndjeshëm numri i sporteleve në terminalin e trageteve. Nga koncesionari i terminalit të trageteve, nga Policia Kufitare, nga Dogana Durrës dhe Forca e Sigurisë e portit janë marrë masat për të punuar me kapacitetet maksimale. Do punojmë me 32 sportele, 20 për makinat dhe 12 sportele për pasagjerët këmbësorë, që do të kalojnë në terminal”,– tha Allka.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Portual Durrës gjatë 6-mujorit të parë të këtij viti kanë udhëtuar përmes portit të Durrësit mbi 240 mijë pasagjerë, ndërsa janë transportuar në rrugë detare 507,195 tonë mallra me kamionë dhe trajlera. Gjatë muajit qershor transporti i udhëtarëve me tragetet e linjave të Barit dhe Ankonës u rrit me 13%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat tregojnë se janë përpunuar rreth 50,000 udhëtarë dhe 18,670 automjete në hyrje-dalje.

Durres lundrime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Britani e Madhe/ Nga bileta e autobusit te fatura e energjisë elektrike, qeveria e re premton lehtësim për koston e jetesës për qytetarët

12:14 / July 22, 2026

Kontrolle në burgun e Drenovës, i gjendet sërish telefon Laert Haxhiut

12:09 / July 22, 2026

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.