Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

A do të ulet çmimi i karburanteve pas 9 Gushtit?Doganat marrin “nën kontroll” situatën

14:29 / July 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
work 4 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga data 9 Gusht, markimi dhe monitorimi i karburanteve do të kalojë totalisht nën përgjegjësinë e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Ministria e Financave ka mbyllur përfundimisht kontratën koncesionare, e cila ishte shtyrë për një vit, nga 10 vite që ishte përcaktuar kohëzgjatja fillestare.

Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë mbi disa ndryshime në ligjin për akcizat specifikon se doganat do të kenë tashmë përgjegjësinë për administrimin e procesit të shënjimit/ngjyrimit për karburantet.

Vendimi përcakton se procesi i shënjimit/ngjyrimit realizohet përpara kryerjes së pagesës së akcizës dhe shoqërohet me një dokument, që vërteton kryerjen e shënjimit/ngjyrosjes. Mbikëqyrja dhe kontrolli është procesi që kryhet nga administrata doganore me anë të teknologjisë së posaçme në dispozicion të saj, nëse këto produkte janë shënjuar/ngjyrosur. Asnjë nga produktet e akcizës, për të cilat është i detyrueshëm shënjimi/ngjyrimi, nuk mund të hidhet për konsum/qarkullim të lirë i pashënjuar/i pangjyrosur..

Por çfarë do të sjellë mbyllja e kësaj kontrate për konsumatorët shqiptarë të karburanteve?

Kontrata u miratuar në vitin 2013 dhe operacionet e markimit të karburanteve në terren filluan në muajin Shtator 2013, kurse operacionet e monitorimit të tregut të karburanteve të rafinuara filluan më datë 23 Qershor 2014.

Kostoja e kontratës koncesionare të markimit të karburanteve, llogaritet në rreth 1.6 lekë/litër dhe është një nga tarifat e përfshira në çmimin e karburantit, që paguhet drejtpërdrejt nga qytetarët. Duke qenë se infrastruktura është ndërtuar dhe investimi është bërë,  me kalimin nën administrimin e Doganave të kësaj procedure, mund të ketë edhe një rishikim në ulje të tarifës, e cila mund të sjellë edhe ndryshime në çmimin e karburanteve në treg. Ashtu sikurse pritet të ndodhë me pullat fiskale, ku me mbylljen e kontratës koncesionare, Ministri i Financave njoftoi se pritjet ulje e kostove për bizneset.

Kompania koncesionare GFI Albania shpk e ofronte shërbimin e markimit dhe monitorimit  me një çmim prej 614 Lekë për 1000 Litra të markuara (pa TVSH). Ndërkohë që kjo tarifë përgjatë 10 viteve i ka garantuar fitime që tejkalojnë shifrën e 30 milionë eurove. Vlera e investimit në kontratën koncesionare parashikohej të ishte 4.4 milionë euro.

Shoqëria Koncesionare do të dorëzojë astetet tek Autoriteti Kontraktues, përkatësisht te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, sipas dispozitave dhe afatit të kontratës koncesionare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi 69 milionë lekë/ Gjykata zbut masën e sigurisë për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj: nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”

11:01 / September 25, 2026

Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin

10:27 / September 25, 2026

Njësimi i diplomave të huaja, ndryshojnë procedurat dhe dokumentet që duhet të dorëzojnë nxënësit

09:47 / September 25, 2026

Nga rihapja e Ngushticës të Hormuzit te bisedimet për programin bërthamor, Irani i propozon SHBA-së një plan armëpushimi shtatëditor

09:16 / September 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.