Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj jep lajmin e mirë: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik

17:17 / July 19, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1721400029 erionveliaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas Urës së Babrrusë, Tirana dhe Kamza do të lidhen shumë shpejt edhe me disa ura të tjera, që shtojnë lidhjet ekonomike mes dy qyteteve. Në takimin me strukturat e PS në Kamzë, ku u shprehu mirënjohjen socialistëve për kontributin ndër vite, Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, tha se së shpejti nis ndërtimi edhe i urave të tjera, që i vijnë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve në të dyja anët e lumit.

“Dikur Ura e Babrrusë ishtë një shetg i ngushtë, ku makinat prisnin në radhë për ta kaluar, sot ura e re me dy korsi është më mirë, por sërish nuk mjafton. Duhet të nisim punën urgjent për urat e tjera dhe jam i bindur se po të vijojmë këtë punë siç e kemi nisur, aksi Tiranë-Kamzë do jetë aksi më i madh ekonomik, financiar, i punëdhënies, i arsimit dhe i investimeve në Ballkan”, tha ai.

Veliaj deklaroi se Tirana dhe Kamza sot nuk kanë asnjë dallim nga ana infrastrukturore, falë punës së bërë. “Kur thua se je nga Kamza sot, tregon se je dikush që i ka arritur gjërat me punë e përpjekje, që e ke krijuar shtëpinë apo biznesin nga zero. Kur shikoj 10-at e çunave e gocave, jo vetëm në gjimnaze, por edhe kur vijnë në universitet në Tiranë, meritojnë të gjithë respektin. Dikur, të thoje se ishe nga Bathorja, nga Laknasi, Domja, të thoje se ishe nga Babrroi, dukej sikur vije nga një planet tjetër. Sot, vjen nga Tirana në Kamzë dhe nuk e dallon dot ku është vija e verdhë e ndarjes. Në qoftë se deri dje krahasimi ishte si dita me natën, sot është ditë dhe dritë në të dy anët e vijës së verdhë. Këtë e bën njeriu i punës, skuadra e punës, partia që mendon për njerëzit dhe që mundohet që çdo ditë të vendosë nga një gur, për të lënë një gjurmë të një pune të jashtëzakonshme”, tha ai.

Ai u shpreh se Zona e Lirë Ekonomike, TEDA Tirana, do të gjenerojë vende pune edhe për Kamzën. “Ne mund të bëjmë një histori suksesi të jashtëzakonshme jo vetëm me lidhjet fizike, me urat, por edhe me Zonën e Lirë Ekonomike. Me bizneset e reja digjitale, automotive, dhe të teknologjisë që do operojnë aty, do të kemi një histori suksese për djemtë e vajzat e mrekullueshme të Tiranës dhe Kamzës”, tha Veliaj.

Erion Veliaj Ura e Babrrusë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Marta Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi po hyjnë në fazën vendimtare drejt BE-së

10:17 / June 5, 2026

Kryeministri Rama publikon videon nga “Bukë e Zemër”: 600 arkitektë në Tiranë në Festivalin Ndërkombëtar

08:21 / June 5, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.