Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Njëri u ul nga makina e zezë dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt Shyqyri Kalemit, si ndodhi ekzekutimi i tre personave në Memaliaj

08:58 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1721543138xthtpng 185 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

MEMALIAJ- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e trefishtë në Memaliaj. Dyshohet se të paktën 3 autorë kanë marrë pjesë në atentatin e trefishtë ku mbeti i vrarë babai i Andrea Kalemit, kamerieri dhe një klient. Në gjendje të rëndë shëndetësore është edhe xhaxhai i Andrea Kalemit, Artur Kalemi.

Mësohet se autorët kanë qenë duke udhëtuar me një makinë të zezë ku nga qendra e Memaliajt kanë shkuar drejt lokalit pranë bashkisë. Sipas raportimeve njëri nga autorët ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt shënjestrës, Shyqyri Kalemi. Plumbat kapën edhe vëllain e shënjestrës, Artur Kalemi dhe kamarierin i cili ndodhej pranë tyre. Edhe një klient gjeti vdekjen nga breshëria e plumbave ndërsa autorët u larguan me mjetin e zi. 

Lexo edhe :

Related Posts

  • makina 750x420 1
    Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, dalin pamjet nga makina e djegur e autorëve
  • WhatsApp Image 2024 07 21 at 09.47.18 490x450 1
    Vrasja e trefishtë në Memaliaj, kontrolle në aksin Levan-Tepelenë për kapjen e autorëve
  • 640 0 1721551061xfrgdrfgpng 660
    Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Gjenden armët në automjetin e djegur, dyshohet se atentati është porositur nga Dubai, autorët, vrasës me pagesë

Autorët ende të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt Shyqyri Kalemi i cili është babai i Andrea Kalemit i njohur dhe si Adriatik Kalemi. Të dy ata dyshohet të jetë të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Papa në dhjetor të 2022.

Pas ngjarjes autorët në fshatin Bejaj kanë djegur edhe mjetin e përdorur në krim, mjet i cili u gjet nga policia disa orë pas ngjarjes.  Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Renea kanë shkuar në vendin ku po digjet automjeti, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë kontrollin për kapjen e autorëve” thuhet në njoftimin e policisë së Gjirokastrës. Policia ka shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen apo të jenë të lidhur me të.

memaliaj shyqyri kalemi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.