Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Atentati me 3 të vrarë në Memaliaj, dalin pamjet nga makina e djegur e autorëve

11:42 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
makina 750x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maskra e mesnatës së kaluar në Memaliaj, me tre viktima dhe një të plagosur që tronditi vendin, teksa si në shumicën e rasteve, Policia e Shtetit mblodhi vetëm gëzhojat dhe makinën e djegur.

Në foton e mësipërme është pikërisht makina tip “BMW” ngjyrë e zezë duke u djegur në fshatin Bejaj të Mallakastrës, që dyshohet se kanë përdorur autorët në atentatin e Meliajt, ku shënjestër ishte Shyqyri (Shyqo) Kalemi.

Lexo edhe :

Related Posts

  • Gledio Muka dhe Marsel A ela transformed
    Foto/ Dalin fotot e kamarierit dhe klientit të lokalit që u vranë në masakrën e Memaliajt
  • Memaliaj 750x438 1
    Masakra në Memaliaj/ Saga e krimeve me 6 atentate dhe 5 të vrarë, nis me bombën ndaj “Sanços”
  • Screenshot 1 lgrL pzJJ transformed 750x423 1 1
    Njolla gjaku dhe xhama të thyer/ Ç’ka mbetur nga masakra në Memaliaj, autori zbriti nga “BMW-ja” e zezë
  • 640 0 1721543138xthtpng 185 1
    Njëri u ul nga makina e zezë dhe qëlloi me breshëri plumbash drejt Shyqyri Kalemit, si ndodhi ekzekutimi i tre personave në Memaliaj
  • WhatsApp Image 2024 07 21 at 09.47.18 490x450 1
    Vrasja e trefishtë në Memaliaj, kontrolle në aksin Levan-Tepelenë për kapjen e autorëve
  • 640 0 1721551061xfrgdrfgpng 660
    Vrasja e trefishtë në Memaliaj/ Gjenden armët në automjetin e djegur, dyshohet se atentati është porositur nga Dubai, autorët, vrasës me pagesë

Mësohet se brenda automjetit janë gjetur edhe armët e zjarrit të cilat dyshohet se janë përdorur në krim. Nga zjarri në makinë ka marrë flakë edhe nje ndërtesë aty afër.

Armët pritet t’i nënshtrohen analizave për të faktuar nëse janë përdorur ose jo në atentatin që shkaktoi 3 viktima dhe nëse ka gjurmë daktiloskopike të autorëve, që më pas mund të çojnë në identifikimin e vrasësve.

Autorët dyshohet se kanë qenë të paktën tre persona dhe kanë ardhur me makinën “BMW” nga qyteti i Memaliajt në drejtim të lokalit pranë bashkisë. Njëri prej tyre ka zbitur nga makina dhe ka qëlluar me breshëri kallashi drejt tavolinës ku ishin ulur Shyqyri dhe Artur Kalemi. Pas atentatit mafioz autorët janë larguar drejt Mallakastrës ku kanë djegur automjetin e përdorur në krim në fshatin Bejaj.

74-vjeçari Shyqyri (Shyqo) Kalemi, i cili ishte dhe shënjestra e atentatit, mbeti viktimë e masakrës së djeshme, ndërsa nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur edhe vëllai i tij, Artur Kalemi 57 vjeç, i cili ishte ulur në të njëjtën tavolinë me viktimën.

Po ashtu u vra dhe 36-vjeçari Gledio Muka, i cili punonte si kamarier në lokal ka qenë pranë tavolinës së vëllezërve Kalemi në pjesën e jashtme të lokalit, pasi nuk iu ka shpëtuar plumbave nga breshëria e kallashnikovit.

Ndërsa, Marsel Çela ishte klient në lokal dhe ndodhej në pjesën e brendshme të lokalit, por u kap nga plumbat dhe për pasojë edhe ai humbi jetën.

Artur Kalemi, i cili mbeti i plagosur u dërgua me urgjencë në spital dhe mësohet se ndodhet në reanimacion në spitalin e Gjirokastrës dhe ka marrë dy plumba, një në kofshë dhe një në kraharor.

Shyqyri Kalemi është babai i Andrea alias Adriatik Kalemi dhe Zamir Kalemit të cilit iu kanë shpëtuar tre atentateve të mëparshme. Ndërsa Artur Kalemi është xhaxhai i tyre. Një prej pistave ku po heton Policia është hakmarrja ndaj Andrea (Adriatik) Kalemit.

makina e djegur 41
makina e djegur atentati Memaliaj Kalemi ok

atentati memaliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.