Tashmë është deputet i opozitës, por deri para se të merrte mandatin ishte zv.drejtor i përgjithëm i Burgjeve, dhe Lefter Maliqi ka shpërthyer me akuza ndaj kreut të këtij institucioni, Bardhyl Kacorri.
Mes mjaft akuzave, Maliqi tha se Kacorri fyen dhe ofendon policët, dhe policet femra në veçanti. “Ai u thotë se policet femra në sallën operative shkojnë në punë me pizhame gjumi”, tha Maliqi.
Pas akuzave të Maliqit për integritetin e figurës së Kacorrit, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se ai duhej ti adresonte këto çështje kur ishte në pozicionin e tij të mëparshëm, dhe të bënte kallëzim penal nëse ato që ai përmendi kanë ndodhur.
“Më vjen mjaft mirë që keni dijeni apo prezantoni këtu që keni dijeni për një sërë çështjet do doja ta kishit bërë gjatë ushtrimit të funksionit tuaj si zv. Drejtor i përgjithshëm të gjitha shkeljet që ju i quani abuzime që konsiderohet si shpërdorim detyre. Jo vetëm keni pasur detyrimin për t’ia referuar drejtorit të përgjithshëm të burgjeve, mua si ministre, por si zyrtar i lartë keni detyrim ligjor që në momentin kur keni fakte indicie për një vepër penale të ushtroi e të bëni kallëzim penal në institucionet e prokurorisë, gjë që nuk ka ndodhur”, tha Gjonaj.
Ai i është përgjigjur për replikë se nuk është detyrë e tij kallëzimi penal, duke thënë se i dhimbset sistemi i burgjeve.
