Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Legalizimet/ Shtyrja e afatit deri në dhjetor të 2027-s për vlefshmërinë e letrave me vlerë

14:11 / July 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spitalla legalizime 765x383 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përdorimi i bonove të privatizimit redukton barrën financiare që kanë në ngarkim qytetarët për të paguar truallin, për efekt të procesit legalizues.

Nisma ligjore, e miratuar së fundmi zhvendos me më shumë se dy vite vlefshmërinë e bonove. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë letra me vlerë, mund t’i përdorin ato për procesin legalizues dhe privatizimet deri në fund të muajit dhjetor të 2027-s.

Në ndryshimet e bëra, në 2014-n në ligjin për legalizimin e objekteve pa leje u përcaktua, që qytetarët të cilët kishin ndërtuar në tokë shtet apo tokë me pronarë, gjysmën e faturës për truallin ta paguanin me letra me vlerë. Kjo ka krijuar një tjetër lehtësi për familjet që janë në proces legalizimi, pasi ul me 20% të tjera shumën e faturuar për parcelën ndërtimore.

Por bonot e privatizimit, nuk përdoren vetëm në procesin e legalizimit të ndërtimeve informale. Ato përdoren gjithashtu për procesin e privatizimit të sipërmarrjeve të mesme dhe të vogla për pjesën e aksionerëve që zotërojnë truallin dhe gëzojnë të drejtën e parablerjes për objektin e ndërtuar në tokën e tyre dhe në objekte të tjera shtetërore, që janë në proces privatizimi.

Shpërndarja e bonove të privatizimit ka nisur thuajse tre dekada më parë, dhe nga të dhënat e Ministrisë së Financave rezulton, që janë emetuar në total 74.9 miliardë lekë bono privatizimi, nga ku mbi 50 miliardë iu ndanë publikut.

legalizime tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarri në Komisariatin nr. 3, lëndohen tre efektivë policie

18:35 / October 18, 2026

Dhuna ndaj gazetarëve në protesta, SafeJournalists: Autoritetet shqiptare të garantojnë kushte të sigurta raportimi

16:59 / October 18, 2026

Anulohet vizita e Ramës në Vjenë, mediat austriake: Vendimi u mor nga pala shqiptare

16:19 / October 18, 2026

Gjendjet i pajetë 60-vjeçari pranë lumit Lana, dyshohet se ishte i dehur

14:58 / October 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.