Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Klea Rama, mbesa e ”kryeministrit” që mashtronte me bursat. Zbardhet skema që u përdor

17:44 / July 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 e4t44 1718292020
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia e Shtetit ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin që mashtroi gjimnazistët e vendit dhe që para tyre ishte prezantuar si Klea Rama, mbesa e kryeministrit Edi Rama. 20-vjeçari Ermes Hoxhalli banues në Devoll qëndronte pas kësaj skeme, i cili iu premtoi nxënësve bursa studimi në Shtetet e Bashkuar të Amerikës.

Si nisi dhe u shtri në të gjitha gjimnazet e vendit kjo skemë mashtrimi?

Maturantëve iu ishte premtuar bursë studim dhe udhëtim falas në SHBA, por për të përfituar nga ky program ata duhet të paraqisnin projektet e tyre në fushën e inovacionit si dhe më pas të testoheshin. 126 nxënës me mesatare mbi 9 u përfshinë në konkurse dhe pas 3 fazave të vlerësimit u zgjodhën 44 finalistë. Çdo shkollë zgjodhi si koordinator një mësues.

Nxënësit shprehen se nuk e kanë takuar kurrë Klea Ramën, ata komunikonin përmes një grupi WhatsApp që mbante emërin “Let’s Talk Together about US 24”, ndërsa prezantimi i këtij projekti me Minsitrin e Arsimit u bë përmes emaileve. ”Klea Rama” ishte prezantuar si një studente e mjekësisë në SHBA dhe pjesë e zyrës së jashtme të departamentit Amerikan të shtetit.

Ndërsa në intagramin e saj postonte vazhdimisht kryeministri Edi Rama duke e shoqërur me shkrimin “xhaxhai”. Pas reagimit që pati Ambasada amerikane dhe policia, nxënësit të indinjuar i kërkuan llogari mbi atë që kishte ndodhur, por ”Klea Rama” vijonte me qëndrimin e saj se është projekt zyrtar dhe iu vuri në dispozicion një numër prokurori ku iu kërkonte t’i shkruanin se organizatorët nuk kanë kërkuar lekë në këmbim të vizës.

Hetimet vijojnë për të kuptuar sesi Ministria e Arsimit ra grackë e këtij projekti, nëse kanë pasur apo jo komunimik me ambasadën amerikane për vërtetësinë e projektit apo ky institucion e besoi vërtet pa e verifikuar se Klea ishte mbesa e kryeministrit. /Euronews Albania/

Klea Rama Let’s Talk Together about US 24
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Revanshi”/ Prokuroria e Posaçme kërkon dënimin e 7 të pandehurve, 10 vite burg për Aldo Avdylin, për Durim Bamin 21 vite burg

12:32 / June 4, 2026

“Metamorfoza”/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

12:25 / June 4, 2026

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.