Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ 300 kuota, ministrja Spiropali: Vijojnë aplikimet për kredi të lehtësuara për banesa

14:55 / July 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 07 24 at 14.48.50
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali tha sot se “për të dytin vit radhazi, janë hapur aplikimet e punonjësve të administratës publike për kredi të lehtësuara për banesa, bazuar në ligjin “Për strehimin social”, të ndryshuar”.

Spiropali theksoi se “sipas vendimit të 19 qershorit 2024 të Këshillit të Ministrave, janë 300 kuota për kredi të lehtësuara për administratën publike ku përfitues do jenë arsimtarë, mjekë, infermierë, policë, ushtarakë, punonjës të gardës, veterinerë,etj”.

“90 nga kuotat do të jepen për Ministrinë e Brendshme, 90 për Ministrinë e Mbrojtjes, 30 për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, 30 për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, 45 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe 15 për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit”, tha Spiropali.

Ministrja Spiropali bëri me dije se “ditën e djeshme solla në vëmendje rastin e Florinit, punonjës policie në Drejtorinë Vendore në Shkodër, bashkëshort dhe babai i një djali. Me hapjen e mundësisë për kredi me zero interes për banesa vjeshtën e kaluar, inspektori aplikoi dhe në përfundim të procedurave bleu një banesë ku jeton prej muajsh bashkë me familjen e tij. Kemi po ashtu rastin e doktoreshë Blertës, bashkëshortit dhe dy binjakët e sapoardhur në jetë, e cila rezultoi fituese nga faza e parë e programit të kredive”.

Spiropali u shpreh se aplikimi kryhet online përmes portalit unik e-Albania dhe do të qëndrojë i hapur deri në 14 gusht.

“Kjo do t’u mundësojë punonjësve të administratës aplikim të shpejtë dhe të lehtë, me një procedurë që përfundon në pak minuta. Si qeveri jemi të vendosur për t’i dhënë mbështetjeje afatgjatë familjeve të reja të atyre që i shërbejnë pa u lodhur qytetarëve të Republikës së Shqipërisë”, tha Spirolali.

banesa Elisa Spiropali
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.