Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Balla organizon takim për çështjet e trafikut të personave: Problem që asnjë komb nuk mund ta zgjidhë vetëm

11:18 / July 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
753b4d35 03ea 4e50 99a2 ed84a24abb61 675x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim koordinues ndërinstitucional, me përfaqësuesit e Mekanizmit Kombëtar të Referimit që mbulojnë çështjet e trafikimit të personave, – ku bëri një panoramë të situatës në lidhje me zbatimin e masave antitrafik në kuadër të Planit të Veprimit të miratuar dhe rezultateve të arritura.

Në këtë takim të zgjeruar të MKR ku morën pjesë përfaqësues të prokurorive, gjykatave dhe SPAK, u diskutua mbi rekomandimet prioritare për t’u adresuar nga autoritetet shqiptare, për të hetuar, ndjekur dhe dënuar veprat e trafikimit.

Në hyrje të fjalës së mbajtur, ministri Balla solli në vëmendje të të pranishmëve, një citim nga Sekretari i Shtetit Blinken, i cili thotë se “Trafikimi është vetë përkufizimi i një problemi që asnjë komb nuk mund ta zgjidhë vetëm.”

Duke iu referuar Raportit të DASH 2024 për Trafikimin e Personave, Ministri nënvizoi disa nga arritjet e cituara në këtë raport dhe rekomandime specifike për të thelluar më tej luftën kundër këtij fenomeni.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria konfirmohet në vendet e nivelit të dytë për Trafikimin e Personave bashkë me 97 vende të tjera nga e gjithë bota.

Vendet e nivelit të dytë konsiderohen ato ku “Qeveritë e të cilave nuk i përmbushin plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit, por po bëjnë përpjekje të konsiderueshme për t’i përmbushur ato standarde”.

Balla solli në vëmendje të anëtarëve të MKR edhe punën e bërë nga Policia e Shtetit gjatë dy viteve të fundit, duke cituar edhe pjesë nga raporti i DASH.

Policia e Shtetit Shqiptar për vitet 2022 dhe 2023 hetoi 111 raste (26 raste në 2023, krahasuar me 85 raste në vitin 2022).

Për 6-mujorin e parë të 2024, nga të dhënat e Policisë së Shtetit, për veprën penale Trafikim i personave të rritur janë evidentuar gjithsej 9 vepra penale, nga të cilat janë zbuluar 9.

Në të njëjtin raport të DASH, thuhet se “Gjykatat nuk dënuan asnjë trafikant për të dytin vit radhazi, krahasuar me 11 dënime në 2021”.

Në thelbin e fjalës së mbajtur nga Balla, ishte nevoja për thellimin e bashkëpunimin ndërinstitucional dhe koordinimi i veprimeve me qëllim parandalimin e fenomenit.

takim koordniues Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.