Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë fjalës së tij në Parlament u kërkoi deputetëve të rrëzojnë dekretin e Metës nëse janë për vetting në polici.
Ai tha se procesi i vetingut nuk do të pengojë punën e policisë. Madje duke kërkuar votën për rrëzim të dekretit të Metës, i ka kujtuar se policët janë vënë përballë zjarrit për të mbrojtur dhe ndonjë prej tyre që të “vinte shëndoshë e mirë në Parlament”, duke thene se eshte ndaluar dhe ai qe sulmoi me boje Ralf Gjonin.
Në përgjigje të tij deputeti i opozitës Lefter Maliqi tha se maxhoranca vijon të merret me Lulin dhe Monën ndërkohë që ligji ka të bëjë me Ilir Metën.
“Më habit fakti që merremi me Lulin e Monikën ndërkohë që ky ligj ka të bëjë me Ilir Metën, dekretin e Presidentit. Po këta merren me Meten se kur patën nevojë në 2007 iu lutën, kur kanë patur nevojë prapë në 2013 çfarë nuk bënë me ngjala e takime vetëm të vinte, erdhën në pushtet me Metën së bashku, dhe protesta e 21 janarit nisi për të rrëzuar Metën për shkak të bashkëpunimit me PD-në”, tha Maliqi.
Ai bëri dhe një paralajmërim për policët për 30 qershorin. “Do përballen prapë policët e shtetit me 30 qershor, me vjen keq foli zonja Hajdari, znj. Spiropali, më vjen keq që ne ironizojmë dhe opozitën jashtë. Opozita jashtë nuk është Luli, po 800 mijë që kanë votuar si koalicion opozitar në 2017. Është e pamundur në një qark ku ka 500 policë e 500 qendra votimi,ndërkohë të jeni të bindur që strukturat e opozitës do të jenë që në mëngjes para qendrës së votimit, grupe të gatshme nuk ke, si do i godasësh”, tha ai.
