Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ministri Balla zbulon një prej burimeve kryesore të ngjarjeve kriminale në vend

13:46 / July 26, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministri balla 1024x608 1 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, u shpreh nga Kuvendi se fenomeni i armëmbajtjes pa leje është një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale në vend. Prandaj sipas tij, kjo kërkon më shumë fuqi parandaluese nga policia për të identifikuar personat që mbajnë armë pa leje.

“Dua të nënvizoj që fenomeni i armëmbajtjes pa leje mbetet një sfidë e rëndësishme e punës së përditshme të Policisë së Shtetit ku kërkohet më shumë prezencë e policisë për ta luftuar këtë fenomen. Armëmbajtja pa leje mbetet një prej burimeve kryesore të ngjarjeve të rënda kriminale dhe që kjo gjë kërkon më shumë fuqi parandaluese nga Policia e Shtetit, kërkon më shumë inteligjencë policore për të identifikuar personat që mbajnë armë pa leje në kroskota makinash, në ato çantat që varen pas krahëve dhe natyrshëm duke luftuar këtë fenomen ke parandaluar shumë ngjarje kriminale”, tha Balla.

Sipas ministrit Balla, një numër i konsiderueshëm armësh pa leje është sekuestruar nga policia muajt e fundit, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Ndërkohë, Balla sqaroi para deputetëve edhe një marrëveshje me Moldavinë.

“Në këtë marrëveshje për ta sqaruar publikun synon bashkëpunim më të mirë në këtë vend me vepra penale që lidhen me krimin ndërkufitar dhe veprat penale kundër jetës, shëndetit, integritetit fizik të personit, veprat penale që lidhen me prodhimin dhe trafikun e lëndëve narkotike ku i kemi vendosur një rëndësi të veçantë edhe sfidave të reja që vijnë sa i përket lëndëve narkotike sintetike, pastrimi i parave, lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore, vjedhja dhe trafikimi i paligjshëm i armëve të zjarrit, municioneve, eksplozivëve, substancave radioaktive”, tha Balla.

Taulant Balla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026

Interpelanca për emigracionin e paligjshëm, Lamallari: Nuk jemi kamp tranziti, as korridor kalimi për trafikimin njerëzor

13:42 / June 4, 2026

Begaj pret presidentin e Lituanisë: Marrëdhënie të shkëlqyera dhe miqësore midis dy vendeve

13:20 / June 4, 2026

INSTAT: Kostoja në ndërtim u rrit me 1,1% në tremujorin e parë të vitit 2026

13:15 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.