Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bora Muzhaqi: “Deputeti që duam” për Shqipërinë 2030

13:28 / July 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bora
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bora Muzhaqi ka prezantuar sot platformën “Deputeti që Duam”, një risi që Partia Socialiste e aplikoi për herë të parë gjatë zgjedhjeve të vitit 2021, e cila kishte si synim të përthithte kandidatura nga jashtë radhëve të saj, por që kishin ambicien për të qenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Muzhaqi është një prej të rinjëve që asokohe kandidoi në këtë platformë dhe u përzgjodh  si kandidate për deputete, e që më pas nga Partia Socialiste do ti besohej edhe detyra e zëdhënëses së fushatës elektorale, e zëvëndësministres së arsimit dhe Ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Në fjalën e saj gjatë punimeve të Kongresit të Partisë Socialiste, Muzhaqi, në cilësinë e “kujdestares” së platformës “Deputeti që Duam” thotë se këtë herë “platforma është më e pasur dhe reflekton mësimet por dhe eksperiencën e fituar nga zgjedhjet e vitit 2021”.  

Risia e kësaj platforme për këto zgjedhje është mundësia që u jepet kandidatëve të vendosin thekson ajo tek një temë që e kanë përzemër, e cila mund të jetë një cështje që kandidati mendon se PS nuk e ka trajtuar sa dhe si duhet. Kandidatët, gjithashtu do të kenë kohë për tu angazhuar edhe në terren dhe në rrjetet sociale për të treguar aftësitë e tyre komunikuese, organizative, bashkëvepruese me ndjekësit që do të bëjnë për vete gjatë këtij procesi.

Një tjetër risi e kësaj platforme është edhe opsioni konfidencial i cili i lejon mundësinë e aplikimit të gjithë atyre që janë të angazhuar në organizata ndërkombëtare apo kanë angazhime të larta në sektorin privat në Shqipëri apo jashtë vendit. Ky opsion u jep atyre kohe për të pjekur mendimin e angazhimt publik duke testuar seriozitetin e kësaj platforme.

Aplikimi është fare i thjeshtë përmes faqes https://deputetiqeduam.al/ dhe përman një formular të thjeshtë, jetëshkrimin e kandidatit, dy letra reference nga dy mbështetës të kandidatit dhe një video e shkurtër e regjistruar nga vetë kandidati.

Muzhaqi theksoi se “shumë prej atyre që i duhen Partisë Socialiste për Shqipërinë 2030, e dyshojnë angazhimin partiak, mendojnë se politika është vetëm për politikanët që gabimisht besohet se janë të gjithë njësoj”. Megjithatë, ajo shprehu bindjen se “mund t’ia dalësh dhe se asgjë nuk është më e fortë sesa qëllimet e pastra dhe e vërteta e punëve të mira” e kjo është fuqia që motivon platformën “Deputeti që Duam”.

Muzhaqi ftoi të gjithë profesionistët e cdo fushe që janë të bindur që mund të japin më shumë ekspertizë për ligjshmërinë, ekonominë, financat, bujqësinë, mjekësinë, arsimin, shkencën, teknologjinë dhe që besojnë se mund të ndikojnë në forcimin e rendit ligjor, në rritjen ekonomike, drejtësinë sociale dhezhvillimin teknologjik, të aplikojnë te Deputeti që Duam dhe të japin kontributin e tyre për Shqipërinë 2030.

bora muzhaqi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.