Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ish-bashkëjetuesja nuk i dha atësinë e djalit/Eni Çobani mban në dorë përgjigjen: E prisja në gjyq, por…

19:40 / July 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 5300
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Më 19 dhjetor 2021, Qamilja thirri në “Shihemi në Gjyq” djalin e saj, Fatjonin për t’i kërkuar zgjidhjen e situatës me djalin e tij të vogël. Bashkëjetuesja, Dorina nuk kishte pranuar të regjistronte Fatjonin si babain e fëmijës dhe më pas ishte  larguar nga shtëpia duke shkëputur çdo kontakt. Ky veprim i bëri nënë e bir të mendonin se Fatjoni nuk ishte në të vërtetë babai i fëmijës.

Pas 3 vitesh, ndërmjetësja e rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani, ka në dorë më në fund një përgjigje. Përpara se të lexojë çfarë shkruhet në vendimin gjyqësor, ajo vendos në dijeni Fatjonin dhe Qamilen të cilët s’kanë mundur të jenë prezent në seanca, për çfarë ka ndodhur brenda sallës.

Ish-bashkëjetuesja dhe as përfaqësuesi ligjor i saj nuk janë paraqitur në asnjë seancë gjyqësore. Eni Çobani s’është takuar me asnjë nga pala tjetër gjatë gjithë kësaj kohe, por as Qamilja e Fatjoni s’kanë pasur gjithashtu kontakte me djalin apo Dorinën.

Eni Çobani: Ky ka qenë një gjykim shumë i vështirë, jo vetëm nga fakti që ne e kemi filluar herët, që  nga fillimi i vitit ’22 dhe në fakt e kemi mbyllur, e kemi mbyllur pikërisht një javë më parë. Qamilja është e ngarkuar, Fatjoni punon dhe asnjëri nga ata nuk më ndiqnin dot dhe dy vjet, pranë gjykatës së rrethit gjyqësor Durrës, zonja që keni këtu, ka vajtur vetëm, me shumë dashuri pikërisht për të  nxjerrë një të vërtetë, pra e kam ndjekur totalisht vetë nga fillimi deri në fund dhe në fakt Qamilja dhe Fatjoni nuk dinë asgjë se çfarë ka ndodhur në këtë proces gjyqësor.

Qamile: Aman na e thuaj të na qetësohet ky shpirt!

Eni Çobani: E di Qamile, por më lejo të të them në asnjë seancë nuk është paraqitur ish-bashkëjetuesja jote, në asnjë seancë nuk ka ardhur përfaqësuesi ligjor i saj, në asnjë seancë nuk ka ardhur as edhe një copë letër të paktën nga kjo familje dhe unë sot i drejtohem sërish Dorinës, kësaj  nëne, nënës së saj me të cilën unë kam pasur një debat publik dhe i kam kërkuar vetëm një fjalë, e  prisja në sallën e gjyqit dhe nuk erdhi, nuk ma dha kurrë, ndoshta nuk do ta takoj asnjëherë, por Eni Çobani nuk e la vetëm me atë fjalë, por vajti dhe e ndoqi 2 vjet rresht dhe sot ne kemi një vendim në dorë dhe më lejoni të falenderoj në emrin tim dhe tuajin magjistraten Kostandina Kuro për atë saktësi për të dalë e vërteta se kush është babai biologjik i djalit të Fatjonit dhe Dorinës dhe këtë gjë e kam unë sot në dorë.

Ardit Gjebrea: Përpara se ta themi, Dorina… ju nuk keni pasur kurrë kontakt me të?

Eni Çobani: Asnjëherë, dhe më vjen shumë keq!

Qamile: As me ne zoti Ardit!

Eni Çobani: Kam dashur ta takoj, kam dashur të flas me të, ajo është nënë, e respektoj maksimalisht, ama e meritoja një takim me të.

Ardit Gjebrea: Sa vite keni ju pa folur me të?

Qamile: Qëkur janë ndarë. Ajo shkëputi çdo gjë, madje edhe kur i kam thënë ndodhi si ndodhi moj vajzë, derën e ke të hapur, edhe mund të kthehesh. “Jo” tha, “unë nuk kam më vend në atë shtëpi”.

Policia tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përkeqësohet moti, Policia apelon për kujdes

08:22 / July 24, 2026

Tri bashki të jugut në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë me Memaliajn, Këlcyrën dhe Libohovën

21:36 / July 23, 2026

Afati mbyllet më 31 korrik/ Kumbaro apel prindërve: Kryeni regjistrimin e fëmijëve në shkolla përmes e-Albania

12:57 / July 23, 2026

Nga Ksamili te Alpet/ Media spanjolle jehonë bukurive dhe potencialit turistik të Shqipërisë

10:43 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.