Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Basha: Kodi zgjedhor, një pazar mes Ramës dhe Berishës. Një hile për të emëruar deputetët, do ta çojmë në Kushtetuese

19:34 / July 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
basha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha gjatë një takimi me strukturat drejtuese të kësaj force politike, ka komentuar votimin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor si pazar antikushtetues mes Ramës dhe Berishës, të cilët ndajnë halle të përbashkëta me drejtësinë. Basha informoi se po bëhet gati drafti për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese sepse formula është antikushtetuese dhe bie ndesh me standartet minimale për zgjedhje të lira.

Pjesë nga fjala

Lufta e Berishës dhe Ramës është kundër barazisë para ligjit, këta e shohin veten si pronarë të Shqipërisë. Edhe akti i të premtes së kaluar është hiç më pak se shprehje e mendësisë së tyre se këta janë padronët e shtetit, padronët e zgjedhjeve, padronët e parlamentit. Natyrisht, gjurmët e marrëveshjes janë kudo, por kemi ujkun. Ç’na duhen gjurmët, kur kemi ujkun. Pas vendimit për të mbyllur listat, janë hedhur në justifikime që i kanë identike me njëri-tjetrin.

Fakti është që Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj i hapi listat, ky është një fakt i pranuar botërisht, nga përfaqësia diplomatike e OSBE-së në Tiranë, zyrtarisht, e pranuar publikisht nga përfaqësuesit politik të PS. Gënjeshtra e Sali Berishës që “ne i donim pak të hapura listat, por i donte PS-ja të mbyllura”, e nxjerr zbuluar si bashkëpunëtor të nënshtruar të Edi Ramës. Një hile për të emëruar deputetët, është një hile që tejkalon edhe pafytyrësinë e gjysmë hapjes së 2021-shit. Tani e kanë izoluar plotësisht 1/3 e listës, për çdo parti që merr pjesë në zgjedhje.

Nëse një kandidat në listat e hapura merr 7 mijë, 10 mijë, 20 mijë, 30 mijë vota, por partia mbetet brenda numrit të mandateve të fiksuara, që në Tiranë është 12, 1/3-ta, ky kandidat mbetet jashtë dhe votat e tij i shkojnë kandidatëve të emëruar nga kryetari. Kjo padiskutim është antikushtetuese, kjo i bie ndesh çdo parim, jo vetëm kushtetues, por minimumit të standarteve të të zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Ndaj bazuar mbi këtë dhe mbi shkelje të tjera të kushtetutës, ekipi më i mirë i juristëve kushtetues që ka Shqipëria, me asistencë të konstitucionalistëve më të mirë të Europës, po bëjnë gati çështjen për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese.

Basha Berisha Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.