Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Ndalet gara e notit, një burrë me rroba banje hidhet në pishinë

10:16 / July 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 bob 1024x576 1722323825
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një moment krejtësisht surreal ka ndodhur para një prej garave olimpike në pishinën e La Défense Arena, vendi ku zhvillohen garat e notit. Pikërisht ky episod ndërpreu garën e 100 metrave bretkosë për femra në Olimpiadë. Ndërsa notaret ishin gati për të nisur, folësi ndaloi gjithçka për shkak të pranisë së një objekti në ujë.

Kaloi vetëm një moment pas paralajmërimit dhe një burrë u shfaq, i parë drejtpërdrejt në mbarë botën, me një rroba banje me lule, i cili eci përgjatë gjithë skajit të pishinës derisa u zhyt për të nxjerrë një kufje noti nga fundi i pishinës. E kështu nga befasia e të gjithëve u kalua në një sukses të jashtëzakonshëm.

Në La Defence Arena me audiencën të entuziazmuar nga ky moment, gazetarët në TV live e pagëzuan menjëherë njeriun si “Bob, the cap Catcher”, “Bob, kapësi i kapelave”.

Kështu, ndërsa atletët ishin tashmë gati, folësi u kërkoi atyre të zbrisnin nga platforma e nisjes dhe të prisnin, duke e ndalur garën: “Është një situatë që ndodh shpesh gjatë garave – shpjeguan organizatorët olimpikë -. Nuk mund të na lejonim të qëndronte aty dhe në atë moment duhej një ndërhyrje e shpejtë dhe vendimtare”.

E thënë e bërë, situata u zgjidh menjëherë, por në një mënyrë krejt të pabesueshme. Në ekranet e drejtpërdrejta televizive në të gjithë botën, një burrë u shfaq papritur me një kostum banje me lule dhe pa hezitim eci përgjatë gjithë skajit të pishinës për të arritur në korsinë ku ishte vendosur kufja në ujë. Ai u zhyt e rikuperoi, duke dalë pastaj nga pishina për t’i lejuar atletët të konkurronin. I panjohuri perfekt, që për më tepër nuk ishte as punonjës në Olimpiadë, i fitoi zemrat e publikut.

noti Olimpiadë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.