Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

VIDEO/ Deputetja e PD, Ulliri tregon se çfarë bisedoi me Ramën në Kuvend: Më tha ik tek Ministria…

19:46 / July 30, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Andia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Andia Ulliri, sot gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvend ku u votua dekretet e presidentit për ministrat e rinj, në mes të kaosit, u pa teksa shkoi në anën ku ulen socialistët dhe bisedoi për pak minuta me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në facebook, Ulliri ka treguar se për çfarë bisedoi.

”Gjatë seancës së sotme iu drejtova kryeministrit Rama me kërkesën e banorëve të Bashkisë Krujë për ndërtimin e HYRJE-DALJES për të hyrë në Autostradën Thumanë-Kashar. Kryeministri nuk pati asnjë përgjigje për këtë çështje duke u referuar te institucionet dhe ministrat e tij të cilët nuk kanë reaguar në asnjë moment mbi këtë problematikë”,-shkruan Ulliri. Më pas ajo rrëfeu për mediat dhe bisedën me kryeministrin në seancë plenare ku ngriti para tij shqetësimin e banorëve të Krujës dhe Fushë Krujës pas ndërtimit të aksit Thumanë Kashar.

”Ne protestojmë në Thumanë Kashar, qeveria nuk ka garantuar hyrje dalje për banorët. Janë shkelur të drejtat e qytetarëve, 85 mijë banorë të Krujë, Fushë Krujës që nuk kanë hyrje dalje. Kanë protestuar në 2 vite, kam qenë me banorët e Bërxullës. Nuk ka patur përgjigje nga ARRSH pse është bërë devijimi i rrugës. Vendosa të adresoj kryeministrit shqetësimin dhe nuk kishte asnjë përgjigje dhe më referoi tek institucionet që nuk kanë kthyer asnjë përgjigje jo vetëm mua.

Kryeministri mendon se po të më adresoj tek ministria e Infrastrukturës mund të marrim përgjigje për diçka që e kanë detyrim ligjor, që banorët janë në rrugë. Jo vetëm që ka patur reagime nga policia duke i marrë gjatë natës banorët për ti çuar në komisariat. I bëj thirrje policisë të heq dorë nga dhuna. Është penalizimi jo vetëm për banorët e Krujë, Fushë Krujës por edhe për gjithë banorët e veriut. Si mundem unë një banore Niklës të hyj në Thumanë Kashar”.

andia ulliri Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.