Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

FOTOT/ Ja si do të transformohet Lumi Lana nga Pallati me Shigjeta te kryqëzimi me Rr. “Teodor Keko”

19:08 / July 31, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2024 07 31 at 18.56.43
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana po vijon transformimin urbanistik me një tjetër projekt shumë ambicioz, i cili synon rehabilitimin e Lumit Lana nga Ura Teknologjike [Pallati me Shigjeta] deri në kryqëzimin me Rr. “Teodor Keko” [Unaza e Re]. Ky projekt është pjesë e planit të përgjithshëm urbanistik të kryeqytetit, duke ndjekur standardet bashkëkohore europiane për investime të tilla madhore.

Projekti përfshin zgjatjen e dy bulevardeve kryesore, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri”, të cilat do të shtrihen paralel me Lanën, duke përmirësuar ndjeshëm qarkullimin dhe cilësinë e jetesës për qytetarët e Tiranës. Segmenti i ri, i cili do të shtrihet përgjatë 1.8 kilometrave, do të përfshijë edhe ndërtimin e një shtrati të ri për lumin, me qëllim eliminimin e përmbytjeve të shpeshta dhe zhvillimin urban të zonës përreth.

Ndër elementët kryesorë të këtij projekti përfshihen ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Lana, të cilat do të shërbejnë për qarkullimin e automjeteve, biçikletave dhe këmbësorëve. Urat, me një gjatësi prej 24 metrash, do të lidhen me bulevardet e zgjeruara që do të përfshijnë gjithë infrastrukturën moderne, si sinjalistika, ndriçimi, peizazhi, dhe telekomunikacioni.

Projekti, gjithashtu parashikon ndërtimin e korsive të dedikuara për biçikleta, me një gjerësi prej 2.5 metrash, trotuare për këmbësorë me gjerësi 2 metra, si dhe një pistë vrapimi 2 metra të gjerë, duke siguruar kështu një lëvizje sa më të sigurt dhe komode për të gjithë përdoruesit e rrugëve. Një rëndësi e veçantë i është dhënë përqasjes së këmbësorëve dhe personave me aftësi të kufizuar, duke minimizuar barrierat arkitektonike dhe duke garantuar lëvizje të lirë në trotuare.

Në përputhje me nevojën për të përmirësuar cilësinë e jetës urbane dhe për të reduktuar ndotjen, projekti do të trajtojë edhe problemet e kanalizimeve të ujërave të ndotura dhe atyre të shiut, të cilat deri më tani kanë shkaktuar ndotje të konsiderueshme të lumit. Ky projekt pritet të sjellë përmirësime të mëdha në infrastrukturën e qytetit, duke e bërë Tiranën një qytet më të gjelbër, më të sigurt dhe më të përshtatshëm për jetesë.

WhatsApp Image 2024 07 31 at 18.56.39
WhatsApp Image 2024 07 31 at 18.56.43

Bahskia tiranë Lumi Lana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: “Pasqyra e Çmimeve” me 238 artikuj, synojmë të shkojë 1000 deri në fund të vitit

13:09 / October 12, 2026

Ministri i Jashtëm izraelit në konferencë me Hoxhën: Izraeli dhe Shqipëria, miqësi më të thellë se diplomacia

13:02 / October 12, 2026

Qeveria prezanton “Pasqyra e Çmimeve” dhe “KURSE”: 325 oferta me ulje deri në 40% për qytetarët

12:50 / October 12, 2026

Përjashtohen me 60 ditë nga Kuvendi Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu

11:14 / October 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.