Këtë të enjte një familje shqiptare u përfshi në një aksident në rrugën Ioniane në zonën Agrinio të Greqisë. Ka ndërruar jetë gruaja, ndërsa bashkëshorti i saj dhe vajza e tyre janë dërguar në spital. Mediat greke bëjnë me dije se gruaja që ndërroi jetë është rreth 50-vjeç. Sipas informacioneve aksidenti ka ndodhur kur drejtuesi i mjetit për arsye të paqarta ka humbur kontrollin dhe është kthyer përmbys duke dalë nga rruga.
Postime te ngjashme
Add A Comment
