Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet 33-vjeçari në Tiranë. Ja çfarë bënte

12:53 / August 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tirane
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për shitje droge. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet A. Gj., banues në Tiranë.

I riu dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë.

NJOFTIMI I POLICISE
Në kuadër të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, nga Komisariati i Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, u finalizua operacioni policor i koduar “Stacioni”.

Vihet në pranga një 33-vjeçar i dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, në zona të ndryshme të Tiranës. Sekuestrohen 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Tempulli 3”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stacioni”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Gj., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas dyshohet se pasi siguronte sasi lënde narkotike cannabis, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme në Tiranë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 232 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Arrestim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Dhunohet efektivi i policisë së Krujës, autorët i zunë pritë pranë banesës

10:28 / October 7, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026

Vlorë/ Ndërron jetë 73-vjeçari, panelet e ngarkuara në kamion e zunë poshtë

12:49 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.