Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha i vendos një nofkë të re Ramës: Edi “Gjipeja” ka kapur Gjykatën Kushtetuese. Heshtja e Presidentit, tjetër dëshmi e kësaj

15:23 / August 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1703772766 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha tha se Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në një statut të Partisë Socialiste, që përdoret nga Edi Rama sipas dëshirës së tij. Duke i vendosur një nofkë të re kryeministrit, “Edi Gjipeja”, Berisha tha se Rama ka marrë disa qindra mijëra metra katrorë tokë në Gjipe, bashkë me familjarët e tij.

“Kushtetuta e Shqipërisë ka rënë dhe kjo për të shumtën herë. Ajo është kthyer thjesht në një letër pa vlerë apo në statutin e Partisë Socialiste, nenet e të cilës zbatohen dhe interpretohen nga kreu i narko-shtetit shqiptar Edvin Kristaq Gjipea sipas vullnetit të tij malinj personal. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas nenit 124 të Kushtetutës zgjidh mosmarrëveshjet kushtetuese dhe bën interpretimin përfundimtar të Kushtetutës zbatohen në narkoshtetin e Edi Ramës vetëm në rastin kur ato shprehin vullnetin e këtij të fundit dhe narko-mazhorancës së tij”, tha Berisha në një videomesazh nga banesa e tij, ku qëndron në arrest shtëpie.

“Në rast të kundërt këto vendime të cilat në doktrinë kanë vlerën e normës kushtetuese, kurrë nuk zbatohen, por hidhen në kosh si letër pa vlerë dhe së bashku me to de-facto hidhet vetë Kushtetuta dhe rendi i bazuar në librin themelor të shtetit”.

Duke renditur rastet kur sipas tij Kushtatuta është shkelur, nga prishja e Teatrit Kombëtar e deri te çështja e mandatit të Olta Xhaçkës, Berisha kërkoi edhe një reagim nga Bajram Begaj. “Heshtja e Presidentit të Republikës, i cili jo në germën e Kushtetutës, por në doktrinën kushtetuese është garant i zbatimit të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është dëshmi tjetër e pushtetit absolut të Edi Ramës”, tha Berisha.

“Por ky akt është gjithashtu dëshmi flagrant se sa e kontrolluar është në Shqipëri nga Edi Gjipea lufta kundër korrupsionit në raste ku vetë ai haptas apo fshehtas është personalisht i përfshirë. Por këto akte dëshmojnë se sa të pashpresë janë qytetarët shqiptarë në paditë e tyre kundër qeverisë për shkeljen e të drejtave të tyre civile dhe penale në një sistem gjyqësor fiktiv që kontrollohet me dorë të hekurt nga Edvin Gjipea. Por këto akte dëshmojnë gjithashtu fytyrën e vërtetë dhe produktet monstruoze të reformës së drejtësisë në Shqipëri. Partia Demokratike si parti e lirive dhe të drejtave të njeriut garanton shqiptarët se rivendosja e shtetit ligjor dhe kushtetutshmërisë në vend, janë objektivat më madhore të saj”.

Berisha Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha u prit me protesta në SHBA, protestuesi: Jemi kërcënuar nga njerëzit e PD

07:55 / September 7, 2026

Protesta në SHBA tremb Berishën – Ndryshon vendin e takimit, emigrantët: Do t’i shkojmë kudo që të jetë

18:47 / September 5, 2026

Florjan Binaj zbulon qëndrimin për zgjedhjet: “Me ose pa mbështetjen e opozitës, do të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës”

18:21 / September 5, 2026

Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari: Duhet të arrestohet

12:57 / September 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.