Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

ID-të e skuaduara/ Balla paralajmëroi qytetarët për rinovimin e mjeteve të identifikimit, njoftimi i ish-ministrit

16:09 / August 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
balla himara
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa qytetarë në Himarë kanë pretenduar se janë duke u privuar nga e drejta për të shprehur vullnetin e tyre në zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë.

Kjo, pasi ata janë shfaqur përpara kutive të votimit me mjet identifikimi të skaduar, duke pretenduar se koha nga shpallja e datës së zgjedhjeve e deri tani nuk është e mjaftueshme për rinovim.

Por, për këtë problem, qytetarët janë paralajmëruar më herët nga ish-ministri i Brendshëm Taulant Balla që ka bërë dhe informuar qytetarët për t’i paraprirë situatës.

Me anë të një deklarate publike më datë 22 korrik 2024, ish-ministri i Brendshëm Balla, nga zyrat e Identitek iu ka bërë thirrje banorëve të Himarës të aplikojnë për pajisje me kartë identiteti.

Po ashtu, ai ka urdhëruar dhe mbajtjen hapur edhe në ditët e pushimit, të shtunë e të dielë dhe gjithashu koha e prodhimit të kartës së re të realizohej brenda 48 orësh. Edhe nëse aplikohej më datë 1 gusht, mund ta merrje kartën e re më 3 gusht.

Postimi i ish-ministrit Taulant Balla më 22 korrik:

IdentiTek 📍 Himarë do të jetë e hapur çdo ditë edhe të shtunën dhe të dielën 27-28 Korrik dhe të shtunën 3 Gusht. Çdo aplikim për letërnjoftim që do të bëhet në Himarë para datës 1 gusht, do të mund të tërheqë letërnjoftimin e ri deri më 3 gusht. Nuk do të presë 2 javë por do të pajiset me letërnjoftim para 4 gushtit, mjafton të aplikojë.

-Për bashkëatdhetarët që kthehen për pushime, Identitek do të shërbejë edhe të shtunave për tre javët e para të gushtit.

-Aplikimi me kupon të përshpejtuar mund të bëhet në çdo zyrë në të gjithë vendin. Pra nëse gjëndjen civile të themi e ke në Shkodër, por ndërkohë po kalon pushimet në Vlorë, mund ta bësh pasaportën direkt aty ku ndodhesh. Kjo nuk vlen vetëm për shtetasit që pajisen për herë të parë me dokument.

balla Himara KARTAT
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Përgëzime Spanjës”/ Messi thyen heshtjen pas humbjes në finalen e Botërorit: Dhimbja është shumë e madhe, por jam krenar për këtë grup

20:27 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.