Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

I morën 4 500 euro, në përfundim të studimeve 3-vjeçare i thonë se nuk mund të marrë diplomë

22:36 / May 16, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
studentja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Merita Lika, studente e infermierisë në “Albanian University”, ishte në prag të diplomimit kur i thanë nga universiteti, që kjo nuk është e mundur, pasi nuk është pajisur me numër matrikullimi për shkak të mesatares së ulët të gjimnazit. Ajo ka paguar 4 500 euro për 3 vjet, por tani këto para kanë shkuar dëm.

“Vij nga shkolla e mesme, regjistrohem në ‘Albanian University’, me një mesatare 6.15, vazhdoj për 3 vite në këtë universitet për Infermieri të Përgjithshme dhe tani në fund të 3 viteve, në 2 muajt e fundit më kanë nxjerrë që ti nuk ke një numër matrikulli dhe ti nuk ke një mesatare nga shkolla e mesme. Unë kam paguar nga 1 500 euro viti, me një sakrificë shumë të madhe nga familja ime, bëra takim me dekanen dhe më thonë se ti nuk e merr, nuk mund ta marrësh si studente. Ti nuk e merr, nuk e merr si shkollë në fund të 3 viteve, sepse ti nuk ke një mesatare, nuk mundemi që ti të matrikulohesh, me këtë mesatare.”

Nga universiteti i kanë ofruar mundësinë e pajisjes me diplomën “laborant dentar”, madje i kanë ofruar edhe punësim, por Merita nuk ka njohuri mbi këtë degë.

“Më dhanë si opsion që të diplomohesha si laborante dentare dhe të punoja këtu si laborante dentare nga 450 mijë lekë në muaj, por në lidhje me këtë profesion nuk kam bërë asnjë lëndë.”


Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua “Albanian University” me një shkresë zyrtare, në përgjigje të së cilës thuhet se Merita Lika është regjistruar në vitin 2016 pranë këtij universiteti për Infermieri në degën Bachelor, por nuk mund t’i jepet diploma pasi në kontakte që kanë pasur nga viti 2017 me Qendrën e Shërbimeve Arsimore, i është mohuar pajisja me numër matrikulli për shkak të mesatares së ulët të gjimnazit. Por kjo gjë nuk i është komunikuar dhe “Albanian University” ka firmosur kontratën edhe për vitin 2018-2019, duke i marrë kështu edhe pagesën.

Eksperti i arsimit, Albano Zhapaj thotë se Merita Lika nuk ka pasur të drejtën të studiojë në universitet për shkak të notave të ulëta të gjimnazit. Universiteti e ka bërë këtë në shkelje dhe sot pasojat financiare bien mbi studenten, që nuk pajiset dot me diplomë.

“Në bazë të informacionit që më keni vënë në dispozicion unë konstatoj se në vitin 2016 studentja X është regjistruar në universitetin Y. është regjistruar jo në bazë të sistemit meritë-preferencë, por është regjistruar privatisht tek universiteti. Pra që këtu ka diçka që nuk shkon. Mesatarja e gjimnazit është 6.15, ndërkohë që 4 provimet e maturës shtetërore janë 5. Me një vendim të Këshillit të Ministrave të vitit 2016, asnjë maturant me mesatare poshtë notës 6 nuk do mund të hynte në Universitet. QSHA i ka kthyer përgjigje universitetit duke i thënë se studentja X nuk mund të regjistrohet, pasi nuk gjendet në database-n e përgjithshme që disponon ministria si nxënëse me mesatare mbi 6, pra ti nuk mund ta regjistrosh. Pra në këtë moment, kjo vajzë duhej çregjistruar nga universiteti dhe i duhej bërë me dije. Universiteti duhej që menjëherë të kishte ndërprerë marrëdhëniet akademike dhe financiare.”/tvkaln

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklaratës skandaloze për spastrim etnik

22:01 / July 14, 2026

Panik në ajër, fluturimi Londër–Tiranë i Ryanair zgjati 12 orë, stuhitë detyruan pilotin të bënte dy ulje emergjente, pasagjerët në revoltë

20:51 / July 14, 2026

“Projekti në Zvërnec, krenari për Shqipërinë’, Rama nga Brukseli: Ligji për zonat e mbrojtura, ndër më të mirët

20:26 / July 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.