Pas mbylljes së 3 kapitujve të parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin shqiptar ironizuan nga Brukseli skeptikët e procesit në Tiranë.
“Po si thanë, iku kjo punë. Vate kjo punë. Nuk ka më negociata. Por në fakt jo vetëm ka negociata, por u mbyllën 3 kapijt e parë, pra filloinumërimi mbrapsht, mbyllja e kapitujve. Dhe ne, duan s’duan ata që s’duan, do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në 2027”,- shprehet Rama
