Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Murtaja e bagëtive në Greqi, ngrihet Task Force në kufi me shtetin fqinj

22:38 / August 7, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
afa8c367ebe3df4a651e01452eb9646c 85669419 750x499 107
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërsa shteti grek vijon të përballet me murtajën e bagëtive të imta, autoritetet shqiptare si vend fqinj, kanë kaluar në gjendje gatishmërie.

Shërbimi Veterinar Rajonal Korçë-Elbasan-Berat ka ngritur task-forcën me 11 grupe në terren duke e përqendruar vëmendjen në akset nacionale.

Spiro Hunçi, drejtor i Drejtorisë Rajonale së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Korçë-Elbasan- Berat në një prononcim për mediat, u shpreh se në të gjitha akset rrugore kemi ngritur strukturat tona

“Nuk kemi asnjë rast në territorin tonë. Aktualisht në të gjitha akset rrugore së bashku në bashkëpunim me policinë, në të tre qarqet, Elbasan, Korccë dhe Berat kemi ngritur strukturat tona për të konstatuar apo për të kontrolluar të gjitha rastet e dyshimta”.

Ndërkohë kreu i shërbimit veterinar të Elbasanit thotë se është e rëndësishme që fermerët të njohin mirë simptomat që tregojnë nëse bagëtitë janë të prekura nga murtaja.

Ndërsa nga ana e tij, Fatmir Ozuni, shef i shërbimit veterinar Elbasan shpjegoi simptomat që tregon kur sëmundja e murtajës prek bagëtinë e imët.

“Është një sëmundje virusale e cila nëse I prek bagëtinë e çon ngordhshmërinë në 50 deri në 80 %.  Nuk është zonoze. Shenjat tipike është shfaqa e temperaturës, koll a e thatë rrjedhje nazale ose lëzione në kavitetin e gojës. Këto  janë shenjat që duhet të informohet fermeri që në rast të mundshme të shfaqjes të një shenje të tillë duhet të njoftojnë Shërbimin Veterinar”.

Përtej shqetësimit  që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, bëhet e ditur se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruçeloza pasi në dyqane dhe tregje tregtohet mish i kontrolluar.

bagetive Greqi murtaja
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.