Ndërsa shteti grek vijon të përballet me murtajën e bagëtive të imta, autoritetet shqiptare si vend fqinj, kanë kaluar në gjendje gatishmërie.
Shërbimi Veterinar Rajonal Korçë-Elbasan-Berat ka ngritur task-forcën me 11 grupe në terren duke e përqendruar vëmendjen në akset nacionale.
Spiro Hunçi, drejtor i Drejtorisë Rajonale së Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Korçë-Elbasan- Berat në një prononcim për mediat, u shpreh se në të gjitha akset rrugore kemi ngritur strukturat tona
“Nuk kemi asnjë rast në territorin tonë. Aktualisht në të gjitha akset rrugore së bashku në bashkëpunim me policinë, në të tre qarqet, Elbasan, Korccë dhe Berat kemi ngritur strukturat tona për të konstatuar apo për të kontrolluar të gjitha rastet e dyshimta”.
Ndërkohë kreu i shërbimit veterinar të Elbasanit thotë se është e rëndësishme që fermerët të njohin mirë simptomat që tregojnë nëse bagëtitë janë të prekura nga murtaja.
Ndërsa nga ana e tij, Fatmir Ozuni, shef i shërbimit veterinar Elbasan shpjegoi simptomat që tregon kur sëmundja e murtajës prek bagëtinë e imët.
“Është një sëmundje virusale e cila nëse I prek bagëtinë e çon ngordhshmërinë në 50 deri në 80 %. Nuk është zonoze. Shenjat tipike është shfaqa e temperaturës, koll a e thatë rrjedhje nazale ose lëzione në kavitetin e gojës. Këto janë shenjat që duhet të informohet fermeri që në rast të mundshme të shfaqjes të një shenje të tillë duhet të njoftojnë Shërbimin Veterinar”.
Përtej shqetësimit që ka përfshirë autoritetet dhe konsumatorin vendas, bëhet e ditur se qytetarët nuk janë të rrezikuar nga murtaja dhe bruçeloza pasi në dyqane dhe tregje tregtohet mish i kontrolluar.