Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nga 1 shtatori nis paga e re, ministri Mazniku: Në 61 bashkitë e vendit do të shkojë deri në 98 mijë lekë

15:42 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mazniku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që nga 1 shtatori, paga që do të unifikohen në të 61 bashkitë e Shqipërisë. Rritja do të shkojë nga 40% deri në dyfishim për profesione të caktuara. ”E gjithë kjo reformë do të nisë nga fillimi i muajit shtator, pra 3 muajt e fundit të vitit 2024 do të jenë me nivelin e ri të pagave. Sigurisht që do të vijojë në vitin 2025 e më tej. Një arkitekt duhet të bëjë punën e arkitektit njësoj dhe duhet të paguhet njësoj, pasi ka bërë të njëjtën shkollë, ka të njëjtin kontribut si në Tiranë si në Këlcyrë. Një inxhinier duhet të jetë njësoj si në Fushë-Arrëz si në Durrës”, tha Arbjan Mazniku, Ministër për Pushtetin Vendor.

Po ashtu Mazniku thotë se skema e re mbështetet në 2 kolona. ”Kolona e parë është ristrukturimi i stafeve të bashkive në mënyrën më eficente, që të ketë më pak staf aty ku ka më pak volum pune dhe më shumë staf aty ku ka më shumë volum pune. Por nga ana tjetër pagat do të jenë horizontale, me nivele ngjashme, kjo do të thotë që disa bashki nuk mund të kenë 4 nivele specialistësh, mund të kenë 2 nivele specialistësh, por ato nivele specialistësh paguhen njëjtë në të gjitha bashkitë”, tha ministri.

Sa do të jetë paga, është pyetja që shtrojnë së pari kandidatët. Deri tani në bashki niveli i specialistit fillonte nga 30 mijë lekë dhe në bashki të vogla maksimumi ishte 37 mijë lekë. ”Tani niveli minimal i pagës për këtë kategori do të jetë 42 mijë dhe niveli maksimal do të jetë 70 mijë. Ndërsa Përgjegjës Sektori paga do të variojë nga 65 mijë deri në 98 mijë lekë”,-theksoi ministri.

Mazniku Paga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.