Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Noizy më ka çuar 4 herë në burg”, Cllevio: E besoj që kanë ofruar 30 mijë euro për mua

21:49 / August 8, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cllevio 08
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kleviol Ahmeti i njohur për publikun si Cllevio ka folur së fundmi mbi rastin e Noizyt dhe Stresit në Pejë. Në një intervistë për emisionin KosovaToday ai u shpreh se reperi Noizy është personi që e ka çuar atë 4 herë në polici.

Ai pranoi se i ka ofenduar të dy reperët, por shtoi se të dy i kanë “prishur gjithë sistemin e qetësisë” dhe e kanë çuar në polici dhe gjuajtur fizikisht.

“Unë me të thënë të drejtën e pyeta Medin, se unë nuk e kam ditur këtë pjesë kam qenë me Medin kam jetuar atje kur këto muhabete janë bërë atje edhe, nuk e di Medi më tha se ka ndodhur por nuk më kishte treguar dhe është normale që e besoj se nuk është e vetmja herë se këta kanë dashur të korruptojnë e të blejnë njerëz, me këto pabesitë që bëjnë”, u shpreh ai.

“Edhe është normale a kupton. Çka kam bërë, unë këta i kam ofenduar se janë për t’u ofenduar. Këta më kanë prishur gjithë sistemin e qetësisë time, më kanë çuar në polici edhe më kanë gjuajtur fizikisht nuk është vetëm Medi që është gjuajtur, edhe unë jam gjuajtur fizikisht. Edhe unë për të njëjtën arsye kam shkuar atje për t’i thënë që okej të kam ofenduar, dakord. Kam shkuar te vendet e tyre dhe kanë vepruar këta, kështu që pas veprimeve ka pasur pasoja. Edhe këta kur duan të veprojnë duan mos të kenë edhe pasoja dhe nëpër policia na kanë çuar”, shtoi ai.

“Mua më kanë çuar katër herë në polici. Hera e fundit që jam këtu, jam po nga ai person nga Noizy i famshëm. Nga Noizy që gjuan boksa edhe boksat atij kanë për t’i kushtuar shumë”, tha ndër të tjerash reperi.

Sakaq, Noizy dhe DJ i tij, Crax, do të ekstradohen në Kosovë ndërkohë që reperi tjetër Stresi mbetet akoma në arrati.

Burg cllevio noizy
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.