Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Murtaja e deleve. Shqipëria ndalon importin e kafshëve

13:12 / August 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 8028
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Referuar rasteve të konfirmuara të murtajës së deleve dhe dhive në Greqi e Rumani, Shqipëria ka vendosur ndalimin e importit të kafshëve dhe ngritjen e postblloqeve me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Veterinar në akset nacionale.

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, Roland Meçaj, u shpreh për Top Channel se masat e marra synojnë të ndalojnë përhapjen e Murtajës së Ruminantëve të Vegjël, një sëmundje kjo që sjell dëme të konsiderueshme për ekonominë blegtorale.

Sëmundja përhapet me shpejtësi në tufat blegtorale, por nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve.

“Deri tani nuk kemi asnjë rast të murtajës të rimuntëve të vegjël , por masat e marra janë mjaft rezultative së paku deri më tani sepse ne kemi bërë të mundur më urdhër të ministrit ndalimin e importit nga vendet si Rumania dhe Greqia të cilat e kanë të shfaqur tashmë këtë sëmundje.

Gjithashtu AKVMB-së ka rritur masën e sensibilizmit të strukturave si dhe të popullsisë dhe të gjithë blegtorëve që merren me mbarështimin e kafshëve“ , Roland Meccaj, drejtor pranë AKVMB-së.

Asnjë dhi apo dele nga Greqia nuk do të hyjë në Shqipëri deri në daljen e një urdhri të dytë, ky ndalim po bëhet për të parandaluar përhapjen e murtajës së bagëtive e cila është aq agresive sa mund të zhdukë të gjithë tufën, për t’i paraprirë situatës nëse një blegtor dyshon se bagëtia e tij e imët është prekur nga kjo sëmundje duhet të telefonojë menjëherë shërbimin veterinar.

“Ndërkohë kemi ushtruar masat në pikat doganorë, gjithashtu ne jemi të përgatitur për të bërë testime dhe analiza pranë ISUV për të bërë diagnostikimin dhe marrjen e masave të menjëhershme nëse do të kemi shfaqje të murtajës të të imtave”, tha Meçaj.

Sipas udhëzimit të ministrit, kafshët që rezultojnë të prekura nga murtaja ato duhet të asgjësohen menjëherë dhe mishi i tyre nuk duhet të konsumohet për të parandaluar përhapjen e murtajës tek tufat e reja.

Murtaja e deleve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosovë/ ‘Liria ka emër’, mijëra qytetarë sërish në protestë në mbështetje të ish krerëve të UÇK-së

22:57 / September 21, 2026

Kishte shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një hotel në Jalë, humb jetën turistja 32-vjeçare

21:51 / September 21, 2026

Kaosi në aeroportet britanike/ Anulohen rreth 200 fluturime, shkak një problem teknik në sistemin e kontrollit të trafikut ajror

21:09 / September 21, 2026

Rama me shqiptarët në Michigan: Po krijojmë Regjistrin Kombëtar të Diasporës! Mesazh Kosovës: Refuzoni “varrosjen për së gjalli” të krerëve të UÇK

20:11 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.