Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

“Mos e quani Greqia e re apo Maldivet e lira, ”The Times” shkruan për Shqipërinë: Këndi i pazbuluar i Mesdheut

19:23 / August 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarande
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Mos e quani Shqipërinë “Greqia e re” apo “Maldivet e lira”. Vija e saj bregdetare është plot me surpriza dhe shtigjet e barinjve që kanë një pamje përrallore janë pikërisht në zemër të saj”. Kështu nis një reportazh i gjatë i prestigjiozes britanike “The Times” që sjell rrëfimin e një udhëtimi të bërë në këmbë në bregdetin e jugut nga Llogaraja deri në Sarandë.

Gazetarja britanike, Mariana Hunt thotë se kostot e pushimeve në Shqipëri janë shumë më të ulëta se diçka e krahasueshme në Greqi. Bregdeti i Jonit shfaqet për turistët e huaj falë fshatrave të përsosura si Ksamili, të cilët kanë plazhe të bardha të pacënuara, aq sa janë krahasuar në Instagram me emrin “Maldivet e Evropës”.

”The Times” nënvizon se në bregdetin shqiptar nuk ka vetëm det dhe rërë, por edhe një natyrë të pacënuar dhe trashëgimi historike magjepsëse. Për udhëtarët e shtigjeve ofrohen guida të posaçme duke bërë mjaft të lehtë udhëtimin.

Gazeta britanike përshkruan natyrën unike të fshatrave të jugut, por edhe mikpritjen e njerëzve për çdo të huaj që kalon. Të veçanta për ta mbeten ushqimet tradicionale.

“Një peizazh kaq i thyer aq afër plazheve ndihej shumë ndryshe nga ajo që kisha përjetuar në pjesë të tjera të Mesdheut” – e mbyll rrëfimin e saj gazetarja Mariana Hunt duke nënvizuar se eksperienca të tilla nuk mund t’i përshkruajë asnjë foto në Instagram.

Albania Turizem
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ngadalësohet rritja e turizmit në qershor, Gonxhja: Ekonomia paguan situatën nga protestat

22:03 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.