Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

500 pemë përgjatë rrugës dytësore Tiranë – Kashar, Veliaj: Ulim ndotjen në zonat industriale

14:30 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
veliaj peme
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rruga dytësore përgjatë autostradës Tiranë-Kashar është mbjellë e gjitha me pemë. Bashkia e Tiranës, mbolli 500 pemë të mëdha panje, të cilat do të ulin nivelin e ndotjes që shkaktojnë jo vetëm makinat, por edhe ndërmarrjet industriale që funksionojnë në zonë.

Aksionit të mbjelljeve iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vlerësoi përgjegjësinë sociale që kompanitë apo sipërmarrjet private tregojnë, duke kontribuar për të patur një qytet më të mirë dhe të jetueshëm.

“Jam sot në një ditë me diell pas shirave, që është momenti ideal për të mbjellë pemë dhe në këtë ditë ideale kemi disa miq idealë, që janë miqtë tanë nga Raiffeisen Bank, të cilët na kanë dhuruar 500 pemë panje, të cilat do qëndisin të gjithë rrugën dytësore të autostradës. Një rrugë, e cila konsumon një pjesë të madhe të ndotjes, për arsye pune të njerëzve që transportojnë mallra dhe që kanë gjithë bizneset në zonën Tiranë-Kashar, ka nevojë që për çdo makinë që kalon këtu, të kemi një pemë. Besoj se miqtë tanë me një përgjegjshmëri sociale të jashtëzakonshme na kanë ndihmuar me kënde lojërash, me çerdhe, kopshte, tani me 500 pemë të reja; janë donatorë përsëritës, pra çdo vit e rrisin kontributin e tyre”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku i bëri thirrje qytetarëve, bizneseve dhe çdo kujt tjetër që të shfrytëzojë ditët që kanë mbetur dhe të dhurojnë pemë për të patur një qytet më të mirë nesër. “Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët që të mbjellin pemë pas shirave që na ndihmuan sepse toka është ideale. Kush e ka lënë për në fund këtë punë, këto janë ditët, ndaj për të gjithë qytetarët që kanë kontribuar, qofshin kompani, biznese, shoqata, administratorë pallati, grupe banorësh apo edhe familjarë që e kanë bërë këtë për një ditëlindje apo për të kujtuar të afërmit e tyre, ky është momenti. Janë ditët e fundit ku ne duam të kapim dhe tejkalojmë rekordin tonë dhe dua posaçërisht të falenderoj Raiffeisen Bank për një kontribut fantastik për qytetin tonë”, u shpreh Veliaj

veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Sleep Health”: Gjumi i pasdites mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit

10:16 / June 6, 2026

GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Veliajn, seanca e radhës më 10 qershor

12:10 / May 26, 2026

Veliaj kërkon lirinë, Kushtetuesja ia kthen Gjykatës së Lartë: Sqaro pse “arresti me burg” është proporcional në raport…

19:59 / May 25, 2026

OBSH: Rreziku nga Ebola në Kongo rritet në nivelin më të lartë

12:02 / May 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.