Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kulinari

Recetë/ Kroketa me djathë dhe proshutë

15:25 / May 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ham 1 e1530202840231
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Javë më parë, ju dhamë recetën e disa pufkave tepër të lezetshme me djathë parmixhan, brumi i të cilave përgatitej në flakë mesatare, dhe më pas futeshin në furrë për t’u fryrë dhe marrë një ngjyrë të artë të parezistueshme. Ju sugjeruam që nëse doni, të provonit t’i gatuani këto pufka edhe me copa proshute.

Kroketat e sotme, nga vetë emri, vërtet përmbajnë po djathë dhe proshutë, por ndryshe nga pufkat duhen skuqur në vaj. Megjithatë, sigurisht ngelen një snack po aq i shijshëm, në mos më shumë, duke pasur parasysh dashurinë e njerëzve për gjërat e skuqura.

Përbërësit (për 6 persona)
0.5 l qumësht
pak kripë dhe arrëmyshk
100 gr gjalpë
100 gr miell
100 gr proshutë e pjekur, e copëtuar
100 gr djathë parmixhan i grirë
4 vezë
200 gr bukë e thërrmuar
vaj për të skuqur

Përgatitja
1. Zieni qumështin në një tenxhere me kripë dhe arrëmyshk.
2. Shkrini gjalpin në një tenxhere tjetër, shtoni miell dhe përziejini bashkë. Shtoni pak nga pak qumështin e zier, derisa të arrini një përzierje të trashë dhe të njëtrajtshme.
3. Hiqeni brumin nga flaka, shtoni proshutën, djathin dhe 2 vezë. Përziejini mirë dhe lërini mënjanë të ftohen.
4. Vezët e mbetura rrihini veçmas njëtrajtësisht. Bëni gati edhe bukën e thërrmuar në një pjatë të thellë.
5. Kur brumi të jetë ftohur paksa, me një lugë merrni nga brumi, formoni toptha pak më të mëdha se një arrë, dhe kalojini topthat një herë në vezë të rrahura, pastaj në thërrimet e bukës, duke përsëritur procesin dy herë.
6. Skuqini topthat në një tigan me vaj të nxehtë, derisa të prarohen. Thithjani vajin e tepërt topthave me letër kuzhine.

h

djathe proshute
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Bllokohen mbi 7 ton djathë në Shkodër, AKU mbyll aktivitetin e një baxhoje: Nuk plotësonte standardet higjeno-sanitare!

12:58 / April 5, 2026

Napoli “mbretëresha” e ushqimit për vitin 2025, ja ku renditet Shqipëria

10:43 / December 8, 2025

Të hash çdo ditë të njëjtën gjë, çfarë i ndodh organizmit

22:59 / August 29, 2025

Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë

09:44 / July 12, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.