Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Fluks i lartë në urgjencën e Durrësit! Shkon në 400 numri i vizitave brenda 24 orëve, mjeku: Ka arritur piku

12:43 / August 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë verë të nxehtë, urgjenca e Spitalit Rajonal në Durrës po përballet me një fluks të lartë pacientësh.

Temperaturat e larta kanë ndikuar në përhapjen e infeksioneve virale, ndërsa plazhet dhe rrugët e mbushura kanë rritur edhe numrin e të lënduarve nga aksidentet.

“Tani ka arritur piku, rreth 350-400 pacientë në 24 orë. Kryesisht janë me gastroenterite, viroza stinore. Është shtuar dhe numri i aksidenteve rrugore. Kemi dhe gjendje lipotemie të pacientëve që nuk hidrohen mirë dhe dalin kur temperaturat e larta janë në maksimum”, tha Gjergj Qerimi-shefi i urgjencës në SRD.

Nuk kanë munguar as rastet me Covid 19.

“Kemi një numër pacientësh të diagnostikuar me Covid 19 në urgjencë. Është një numër konstant prej dy muajsh, po pa komplikacione të rënda. Pacientët me sëmundje shoqëruese kanë qenë më të vështirë për t’u menaxhuar. Rastet e rënda i kemi dërguar në spitalin infektiv në QSUT”, tha ai.

Në kulmin e sezonit turistik, stafi i urgjencës po punon me kapacitet të plotë për të përballuar situatën, ndërkohë që u bën thirrje qytetarëve të marrin masa paraprake për të shmangur komplikacionet shëndetësore.

“Pacientët është mirë që të kujdesen dhe të shkojnë te mjeku i familjes dhe sa më shpejt të diagnostikohen aq më mirë është. E rëndësishme është të ruhet edhe higjena. Duke qenë se shkak për sëmundjen e Etheve të Nilit është mushkonja vektor mirë do ishte të dizinfektonin ambjentet ku banojnë dhe të përdornin solucione që i mbajnë larg mushkonjat”, u shpreh shefi urgjencës.

Sëmundja e Etheve të Nilit, fatmirësisht nuk ka pasur asnjë rast në Durrës, por kujdesi për ta shmangur infektimin prej saj, sipas mjekëve, duhet të jetë i lartë.

Durres fluks urgjenca
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas stuhisë, probleme me energjinë në disa qarqe; MIE: Akset të kalueshme, vijon puna për normalizimin e situatës, mbi 1000 punonjës në terren

11:40 / July 22, 2026

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor

11:07 / July 22, 2026

Tragjedi gjatë natës në Himarë, elektricisti rrëzohet nga shtylla elektrike dhe humb jetën

11:01 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.