Dje në Opinion Kryeministri bëri një rrëfim të papritur.
Ndërsa diskutohej për shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, Edi Rama zbuloi se është edhe dikush tjetër që e akuzon se fiton me hile.
Është Zaho që e vazhdon protestën për fitore me hile dhe i kërkon përsëritje, jo të zgjedhjeve por të lojës.
Sicc rrëfen vetë (shiko videon), Kryeministri nuk e merr shumë seriozisht kërkesën, madje tregohet edhe bujar duke e lënë të fitojë Zahon, por me kushtin që gjithçka të mbyllet aty.
