Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balluku inspekton tunelin e Murrizit, zbulon se kur do të përfundojnë punimet

14:02 / August 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bela
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, po punohet për betonimin e 400 metrave të fundit.

Puna nuk është ndalur për asnjë moment, ndërkohë që gjeologjia dhe burimet e shumta ujore në zonë kanë ndikuar në ritmin e punimeve. Puna po vijon në të dyja drejtimet duke synuar që në fund të këtij viti tuneli të hapet për qarkullimin e automjeteve, duke përmbyllur kështu një prej veprave më të rëndësishme të Rrugës së Arbrit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli, si dhe përfaqësues të firmës e cila po realizon punimet ishin në kantier ku ndoqën nga afër ecurinë e kësaj vepre.

87% është ecuria e punimeve deri më tani, ndërsa përfaqësuesit e kompanisë prezantuan me detaje volumin e madh të punës që është realizuar në këtë tunel, duke ju përgjigjur edhe gjeologjisë problematika që ndodhet në zonë. Gjithashtu pjesë e kësaj vepre janë edhe 11 tunele lidhëse të cilat lidhin tunelin kryesor me atë të emergjencës.

Zëvendëskryeministrja Balluku gjatë inspektimit theksoi rëndësinë që ka kjo vepër e cila do të shkurtojë ndjeshëm distancën mes qarkut të Dibrës dhe kryeqytetit, duke nxitur njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik të zonës, ku vitet e fundit është rritur numri i njësive akomoduese si dhe numri i vizitorëve.

Puna në tunel vijon me ritme të shpejta, tha Balluku, duke synuar përfundimin e tij brenda vitit 2024.

“I kemi vënë vetes disa afate që unë shpresoj shumë që ti mbajmë, pasi ky është një akses i jashtëzakonshëm për në verilindjen e vendit dhe më pas për në veri. Dibra e ka shumë të rëndësishme këtë rrugë, por jo vetëm Dibra, pasi sot e gjithë krahina e Matit gjithashtu është duke u zhvilluar nga ana e agroturizmit dhe nga ana e njësive të tjera industriale. Duhet thënë që është një akses për në dy pika kufitare me Maqedoninë e Veriut dhe sigurisht është një nga rrugët më të rëndësishme që lidh kryeqytetin. Kështu që unë shpresoj shumë që ky tunel, si përfundim dhe kurorëzim i kësaj vepre, i të gjithë Rrugës së Arbrit, të mbyllet brenda vitit 2024 dhe me gjasa duket sikur gjërat po ecin”, bëri të ditur Balluku.

Tuneli i Murrizit ka një gjatësi prej 3.78 kilometrash dhe përbëhet nga dy tuba, ai i trafikut dhe ai i emergjencës.

belinda balluku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.