Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Megi Pojani zbulon detaje për sezonin e ri: Për’puthen këtë herë do të tejkalojë pritshmëritë

16:16 / August 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 83
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Programi më i suksesshëm i dashurisë, që ka thyer rekorde shikueshmërie, rikthehet në ekranin e TCH nën moderimin e Megi Pojanit. Sezoni i gjashtë televiziv premton një “reality show” suprizues, duke parë interesin e shtuar në audicione të të rinjve.

“Më pëlqen kur pritshmëritë janë shumë të larta, sepse e di që do i përmbushin pa asnjë diskutim, por edhe do i tejkalojmë. Përputhen të ndihmon vetë nga koncepti që ka, fakti që ne punojmë me djem e vajza të reja, që në thelb kanë dashurinë, flirtin, njohjen, tensionin. Kjo e bën punën tonë edhe më të bukur. Duke qenë se janë njerëz që nuk e njohin ekranin dhe ne i shohim në të gjitha dimensionet e veta”, u shpreh moderatorja Megi Pojani.

Fenomeni “Përputhen” të përball me një përvojë unike, me përjetimin e emocioneve që ndodhin në ndriçimin skenik. Gjatë audicioneve kandidatët që konkurrojnë për të gjetur dashurinë janë dukshëm në garë të fortë për të qenë ata të përzgjedhurit. Produksioni nga ana tjetër po studion larmishmërinë e karaktereve për t’i dhuruar publikut një program dashurie gjithmonë e më të mirë…

“Ne po i ndjekim të gjithë audicionet nga afër, pra jemi i gjithë grupi bashkë me autoren Eralda Kenaj. Kemi prurje shumë të mira. Janë shumë simpatikë, e dinë çfarë duan, pse kanë ardhur. Kjo nuk është e zakonshme për Përputhen, pasi ka pasur raste që vinin e thonin “se di pse kam ardhur, por dua ta bëj”. Në fakt, këtë vit kemi të bëjmë me elementë shumë të mirë që duan të njohin njerëz të rinj, e mbi të gjitha e dinë çtë kërkojnë te partnerja/i potencial”, tha moderatorja.

Produksioni ‘Përputhen’ nuk ka pushuar nga puna për të siguruar një sezon të ri spektakolar të një prej emisioneve më të dashura për familjet shqiptare, ku priten disa ndryshime, po për momentin prioritet janë audicionet… një ftesë ka edhe për ty.

“Audicionet do të vazhdojnë por jo edhe për shumë kohë… Prandaj, e rëndësishme është që nga momenti që njerëzit ta shohin në ekran të aplikojnë. Është vajza, djali, nipi, mbesa, ti vetë që po e shikon; të vijnë në audicion para nisjes së programit”, shtoi Megi Pojani. /TCH/

Megi Pojani Përputhen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.