Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tabaku: Duhet një model i ri zhvillimi. Debati ekonomik lidhet vetëm me mbetjet sepse aty gëlon korrupsioni

17:47 / August 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Tabaku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD, Jorida Tabaku thotë se Shqipëria po përjeton krizë të thelluar ekonomike dhe mjedisore. Në një video postuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se, debati i vetëm rreth zhvillimit ekonomik të vendit lidhet ngushtësisht me menaxhimin e mbetjeve.

Sipas saj, ky debat ka rikthyer në qendër të vëmendjes ligjin e importit dhe transportit të mbetjeve, të cilat janë të ndaluara me ligj. “Aty ku ka mbetje, funksionon shumë mirë edhe parimi i korrupsionit. Kjo është arsyeja përse në Shqipëri, debati i vetëm ekonomik lidhet vetëm me mbetjet, sepse aty gëlon korrupsioni, ashtu si në çdo nivel tjetër dhe në çdo qelizë tjetër të qeverisjes. Ndërkohë që fqinjët tanë zihen dhe luftojnë për investime të huaja, nga industria automotive, deri tek ajo e prodhimit të ushqimeve, Shqipëria ka vetëm një burim të investimeve të huaja: paratë e pista. Dhe jo më kot, përsëri debati kthehet tek mbetjet”, tha Tabaku.

Ajo theksoi nevojën urgjente për të ndryshuar sistemin dhe për të ndërtuar një model të ri zhvillimi ekonomik, që do të tërheqë investime të huaja të ligjshme.

“Kjo është arsyeja që ne duhet ta ndryshojmë këtë sistem. Ne duhet të dalim nga diskutimi i korrupsionit dhe të ndryshojmë modelin e zhvillimit ekonomik, për të tërhequr investime të huaja që shkojnë përtej këtij llumi dhe përtej këtij diskutimi që lidhet vetëm me mbetjet. Shqipëria ka nevojë që sot të hapet për investime të huaja në të gjitha fushat”, u shpreh Tabaku.

jorida tabaku PD Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sekretariati i Etikës përjashton Agron Shehajn me 60 ditë, pritet kallëzim në Prokurori

11:55 / July 28, 2026

Ambasada shqiptare detyron BBC të ndryshojë titullin e artikullit: Stigmatizonte shqiptarët si komunitet

11:29 / July 28, 2026

Mori dokumentin sekret, Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga punimet e Kuvendit

10:43 / July 28, 2026

Zjarret, Macron: Franca përballet me situatën më të vështirë që nga Lufta e Dytë Botërore

10:29 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.