Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U vra sot pasi u godit 4 herë me thikë, Amarildo në 2015 u arrestua si porositësi i atentatit ndaj Serjanit, mik i Shullazit

20:47 / August 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1724520630 1724520580plagosjeneastir transformed
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

34 vjeçari, Amaraldo Hoxhallari ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Mësohet se ai është goditur 4 herë me thikë, dy herë në gjoks dhe 2 herë në këmbë. Amarildo Hoxhallari në 2015 u arrestua si organizator i atentati ndaj Pajtim Serjanit, i njohur dhe si miku i Shullazit. Në atentatin e 5 janarit 2015 mbeti i plagosur polici Roland Mete dhe Pajtim Serjani.

5 janar 2015

Mbrëmjen e 5 janarit Tirana u përfshi në dy ngjarje të njëpasnjëshme, që të dyja atentate, por njëra në rrugën e Kavajës dhe tjetra në Qafë-Kashar. Në të dy atentatet u sulmuan miqtë e Emiljano Shullazit dhe vetë ky i fundit, ndonëse zyrtarisht Policia e Tiranës, rrëzoi lidhjen mes dy ngjarjeve të rënda. Në rrugën e Kavajës, në një lokal, u qëllua tavolina në të cilën qëndronin katër miq të Shullazit. Një person i maskuar hyn i armatosur dhe shkrehu armën mbi Pajtim Serjanin. Në tavolinë me të gjendej edhe efektivi i GOS Roland Meta, i cili pasi e ka lajmëruar atentatorin: “Ndal policia”, ky i fundit ka qëlluar mbi të dy herë. Atëherë Meta është kundërpërgjigjur duke e goditur me armën e punës.

Atentatori u gjet i vdekur rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, ndërsa policia pasi e identifikoi viktimën, bëri me dije se dyshohet për vrasës me pagesë. Hetimet, verifikimet, lidhjet dhe një sërë provash, që policia pretendon se ka siguruar në harkun kohor të pesë ditëve, kanë nxjerrë në pah, emrat e dy kushërinjve, të cilët dyshohet se organizuan edhe sulmin me armë mbi miqtë e Shullazit. Policia e Tiranës, po edhe ajo e Shtetit, janë shumë të kujdesshme në dhënien e detajeve, pasi gjithçka pritet t’i kalojë për kompetencë prokurorisë.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se atentatori-viktimë i shkëmbimit të zjarrit në rrugën e Kavajës, Artur Baze, ka qenë i paguar nga dy kushërijntë Aurel dhe Amarildo Hoxhallari për të ekzekutuar Pajtim Serjanin.

Amaraldo Hoxhallari Pajtim Serjani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kosova zgjedh Presidenten e re, Justina Shiroka Pula betohet si kryetare e shtetit pas marrëveshjes Vetëvendosje-PDK në minutat e fundit

08:35 / October 7, 2026

“Prania Besnike”/ Rama publikon pamjet nga takimi i përjavshëm: Buxheti 2027 do të prekë tavanin rekord të 10 miliardë eurove

08:33 / October 7, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

Ministri Demo/ Duke nisur nga 2027, shpresojmë të rishikojmë pagat e logjistikën

21:19 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.