Ligjet e reja të talebanëve që përfshijnë ndalimin e zërit të grave dhe fytyrave të zhveshura në publik, janë një shqetësim për të ardhmen e Afganistanit, paralajmëroi një zyrtar i lartë i OKB-së.
Roza Otunbayeva, e cila kryeson misionin e OKB-së në vend, tha se ligjet zgjerojnë “kufizimet tashmë të patolerueshme” për të drejtat e grave dhe vajzave.
“Pas dekadash lufte dhe në mes të një krize të tmerrshme humanitare, populli afgan meriton shumë më mirë sesa të kërcënohet apo të burgoset”- tha ajo.
OKB-ja ka thënë më parë se njohja zyrtare e talebanëve si sundimtarë legjitimë të Afganistanit është pothuajse e pamundur, ndërsa kufizimet për gratë dhe vajzat mbeten.
Grave në Afganistan u është ndaluar të lexojnë dhe të këndojnë në publik sipas një ligji të ri të miratuar nga talebanët .
Ligjet janë pjesë e një “legjislacioni të rreptë dhe virtytit” të miratuar nga udhëheqësi suprem i grupit Hibatullah Akhundzada.
Ato mbulojnë aspekte të jetës së përditshme, duke përfshirë udhëtimin me transport publik dhe muzikën.
Gjithashtu gratë duhet të mbulojnë trupin e tyre në çdo kohë në publik duke shtuar mbulimi i fytyrës është thelbësor për të shmangur tundimin. Veshja nuk duhet të jetë e hollë, e ngushtë ose e shkurtër.
Edhe pse asnjë vend nuk i njeh talebanët, shumë në rajon kanë lidhje me ta.
Otunbayeva është planifikuar të raportojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Afganistan më 18 shtator, tre vjet pasi talebanët ndaluan arsimimin e vajzave përtej klasës së gjashtë.