Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Telebanët ndalojnë zërin e grave në publik, OKB denoncon ligjet e reja

13:59 / August 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
grate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ligjet e reja të talebanëve që përfshijnë ndalimin e zërit të grave dhe fytyrave të zhveshura në publik, janë një shqetësim për të ardhmen e Afganistanit, paralajmëroi një zyrtar i lartë i OKB-së.

Roza Otunbayeva, e cila kryeson misionin e OKB-së në vend, tha se ligjet zgjerojnë “kufizimet tashmë të patolerueshme” për të drejtat e grave dhe vajzave.

“Pas dekadash lufte dhe në mes të një krize të tmerrshme humanitare, populli afgan meriton shumë më mirë sesa të kërcënohet apo të burgoset”- tha ajo.

OKB-ja ka thënë më parë se njohja zyrtare e talebanëve si sundimtarë legjitimë të Afganistanit është pothuajse e pamundur, ndërsa kufizimet për gratë dhe vajzat mbeten.

Grave në Afganistan u është ndaluar të lexojnë dhe të këndojnë në publik sipas një ligji të ri të miratuar nga talebanët .

Ligjet janë pjesë e një “legjislacioni të rreptë dhe virtytit” të miratuar nga udhëheqësi suprem i grupit Hibatullah Akhundzada.

Ato mbulojnë aspekte të jetës së përditshme, duke përfshirë udhëtimin me transport publik dhe muzikën.

Gjithashtu gratë duhet të mbulojnë trupin e tyre në çdo kohë në publik duke shtuar mbulimi i fytyrës është thelbësor për të shmangur tundimin. Veshja nuk duhet të jetë e hollë, e ngushtë ose e shkurtër.

Edhe pse asnjë vend nuk i njeh talebanët, shumë në rajon kanë lidhje me ta.

Otunbayeva është planifikuar të raportojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Afganistan më 18 shtator, tre vjet pasi talebanët ndaluan arsimimin e vajzave përtej klasës së gjashtë.

ligjet okb telebanet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.